Violina e rrugës që përhap koktejlin
  e kompozitorëve më të mëdhenj

Violina e rrugës që përhap koktejlin<br />  e kompozitorëve më të mëdhenj
Shumë artistë në botë kanë menduar dhe e kanë krijuar artin e tyre në rrugë. Ky fenomen po përhapet dhe në rrugët e Tiranës, kryeqytetit tonë, ku artistët e rrugës po ushqehen me natyrën për të zhvilluar artin e tyre.

E tillë është dhe Aida Hani, violinistja, e cila ka zgjedhur pedonalen e re të Tiranës për të përcjellë tingujt e saj. Kur flet për veten Aida kurrë nuk e cilëson atë në numrin njëjës, pasi violina që përkëdhel me gishtat e saj është shoqja, mikja më e mirë dhe bashkëudhëtarja e jetës së saj.

aida hani

Në një intervistë për emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” violinistja Hani u shpreh se dëshira e saj është që të transmetojë tek kalimtarët e rastit shumë emocione sepse vetëm në këtë mënyrë ushqen dhe kënaqësinë e saj.

Tingujt e violinës së Aidës udhëtojnë në rrugë të ndryshme të Tiranës por edhe jashtë saj nëpër qytete të ndryshme të Shqipërisë. Gjithsesi, ajo nuk mund të mos vizitojë edhe rrugët e Stambollit ku ka studiuar dhe ka zhvilluar më tej profesionizmin e saj në violinë.

Kështu, Aidën e gjen kudo. Aty ku vjen ëmbël muzika dhe tingujt e kompozitorëve më të mëdhenj si Shtrauz, Moxart, Beethoven, Vivaldi, Ferdinand Deda, Pjetër Gaci etj, aty do të ndeshesh edhe me “ato”, Aidën dhe violinën e saj.
Redaksia Online
(m.z/shqiptarja.com)


aida hani
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit