Violina lundruese, homazh për viktimat e koronavirusit

   Violina lundruese, homazh për viktimat e koronavirusit

Një varkë në formë violine, e ndërtuar si homazh për njerëzit që kanë humbur jetën nga koronavirusi, ka nisur të premten një udhëtim në Venecia. Mbi mjetin lundrues të veçantë qëndron edhe një muzikante e cila luan në violonçel.

“Violina e Noas” u krijua gjatë pandemisë nga artisti Livio De Marchi, i njohur si “Zdrukthëtari i Venecias”. Ai njihet si krijues i disa skulpturave lundruese, mes të cilave edhe një Ferrari të drunjtë.

“Ia kushtoj njerëzve të dashur që kanë humbur jetën nga pandemia, si Umberto Honl, të cilët nuk kanë qenë në gjendje ta shohin atë të përfunduar. Mbi të gjitha, do të jetë në nderim të Venecias. Ajo do të transportojë bukurinë, muzikën, artin, mjeshtërinë, kulturën kudo’, tha Marchi.

Varka është e gjatë 12 metra dhe e gjerë 4. Ajo do të lundrojë për disa ditë rreth qytetit, nëpër kanalet e famshme të Venecias. Edhe pse u testua të premten, lundrimi zyrtar do të nisë në muajin shtator.

Në shtator, venedikasit do ta shohin atë duke parakaluar në Kanalin e Madh. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë

Ndërron jetë në moshën 79-vjeçare Jani Vangjeli, botanist dhe specialist i florës së Shqipërisë