Violinisti Olen Çesari për A1 Report:
Koncerti në Tiranë do të jetë gjigand

Violinisti Olen Çesari për A1 Report:<br />Koncerti në Tiranë do të jetë gjigand
Violinisti shqiptar me famë ndërkombëtare Olen Çesari ka rrëfyer në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” përfatitjet për koncertin e tij, e cili pritet të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në datën 23 prill. Virtuozi i violinës do të jetë i shoqëruar nga grupi i tij “International Clandestin Orchestra” si dhe disa këngëtarë shqiptar në këtë koncert, i cili sipas tij dotë jetë gjigand.

olen cesari

Sa i përket kthimit të grupit të tij të përbërë nga muzikantë të kombësive të ndryshme, Çesari shprehet se ata e dashurojnë Shqipërinë dhe se janë mëse të ngazëllyer që do të rikthehen sërish. Gjithashtu për këtë bashkim kulturash dhe kombësish Oleni thekson se pikërisht kjo është magjia që muzika bën.

olen cesari

Gjithashtu violinisti i njohur nuk ka lënë pa përmendur në A1 Report edhe projektet  dhe angazhimet e reja të cilat do të jenë të shumta për të gjatë ditëve që vijnë. Intervistën e plotë me violinistin e njohur do të keni mundësi ta ndiqni gjatë ditës së nesërme në emisionin “Rreze Dielli” në orën 10:10 vetëm në ekranin e televizionit A1 Report.

olen cesari

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet