FF në Kanë ka mbledhur yjet botërorë dhe një pasarelë të vërtetë elegance mbi tapetin e kuq.

Vip-at jo gjithmonë kanë preferuar të jenë në vëmendje gjatë festivalit.

Shumë prej tyre kanë gjetur “këndet” e argëtimit të shoqëruar nga partnerët e tyre apo edhe vetëm.

eva longoria

E para që është fotogruar duke shijuar plazhin e Kanës me këpucët të hequra dhe larg kamerave është bukuroshja Jessica Chastain.

Ylli i “Gossip girl”, Blake Lively është shfaqur mbi tapetin e kuq duke  shoqëruar bashkëshortin e saj Ryan Reynolds.

Pas projektit të filmit në Kanë ata janë shkëputur nga tapeti i kuq duke drekuar së bashku në Grand Hyatt Cannes Hôtel Martinez.

Ky është hoteli më luksoz në Kanë me një tarracë magjike të rrethuar nga palmat dhe me pamje nga deti. Këtu ka bërë pauzën e saj edhe aktorja Eva Longoria duke kaluar pak kohë mbi tarracën e hotelit.

Edhe yjet si Scarlett Johansson, Robert De Niro e Diane Kruger kanë lënë tapetin e kuq për t’u fshehur pak në Hotel Martinez.

Një tjetër zonë private pranë Kanës është jahti Roberto Cavalli ku janë fotografuar Vip-a si Sharon Stone, Rita Ora, Eva Herzigova e Justin Bieber.

Paris Hilton ka dashur të argëtohet në dy klabe nate ku ka shfrytëzuar “lirinë” e saj duke improvizuar si DJ.

Aktorja Pamela Anderson është larguar në Antiba, një nga zonat më të bukura të Kanës dhe në Hotel Du Cap-Eden-Roc duke shijuar rrezet e diellit.

Këto janë pikat kryesore ku Vip-at e huaj kanë gjetur privatësinë e tyre.