Deklarata e reperit shqiptar Rigels Rajku i njohur si Noizy ku u sugjeroi studentëve protestues që të uleshin dhe të dialogonin me kryeministrin Edi Rama, për shumë komentues u cilësua si njëanshmëri politike dhe filluan ta kryqëzonin me sharje të ndryshme në rrjetet sociale.

Ditën e sotme reperi ka bërë një tjetër status që u drejtohet studentëve. “S’më rruhet as për PS as PD as LSI. Nje mini sqarim i vogel.  Thjesht doja me tmiren per keta student qe po rrijne ne te ftoht pa rezultat,”- shkruan reperi duke treguar se nuk mbështet asnjërën nga partitë.

Statusi i Rigels Rajkut në Instagram 

Më tej Rigelsi bën një tjetër status në Instagram dhe vijon me ironi: “Mos bëni Dialog. Dialogu nuk bën. Jeni shumë mirë kështu siç e keni nisur. Bravo ❤ Ju Uroj fat shpresoj t’ia dilni mbarë”.

Statusi i Rigels Rajkut në Instagram 

Sot është dita e 14-të e protestës së studentëve dhe prej 5 ditësh ajo është zhvendosur përpara Kryeministrisë. Studentët kanë parashtruar 8 kërkesa, ku përfshihet përgjysmimi i tarifave universitare dhe deri në përmirësimin e cilësisë së arsimimit publik në Shqipëri. Kryeminsitri Edi Rama u ka bërë thirrje disa herë për dialog, por kjo kërkesë është refuzuar vaszhdimisht nga studentët. Ata kërkojnë plotësimin e pikave të parashtruara pa negociata. 

Për më shumë detaje lidhur me kërkesat e studentëve dhe thirrjet për dialog të kryeministrit Rama(LEXO KËTU)

1/2