TIRANE - Për të shpëtuar Julian Assange zbresin në fushë vipat amerikanë. Një letër e firmosur nga personalitete të shumta, mes të cilëve regjisorët Michael Moore dhe Oliver Stone, studiuesi Noam Chomsky dhe Naomi Wolf, si dhe nga 4 mijë qytetarë të thjeshtë, i është dërguar Ambasadës së Ekuadorit në Londër për t’i kërkuar vendit amerikano jugor që të pranojë kërkesën për azil të paraqitur nga themeluesi i WikiLeaks.
Mes firmatarëve vip të apelit edhe humoristi Bill Maher, aktori dhe aktivisti politik Danny Glover dhe Daniel Elssberg, ish-analist i ushtrisë amerikane. Sipas tyre “ka mundësi të mira” që australiani Assange, që javën e kaluar u paraqit në Ambasadës e Ekuadorit në një tentativë të dëshpëruar për t’i shpëtuar ekstradimit në Suedi, “të përfundojë në burg e më pas të ekstradohet në SHBA”.
Firmatarët e apelit i drejtohen direkt presidentit Rafael Correa, që të pranojë kërkesën për azil të Assange. Qeveria amerikane – shpjegojnë – e ka shfaqur qartë armiqësinë ndaj WikiLeaks dhe Assange rrezikon dënimin me vdekje në SHBA nëse dënohet për spiunazh.
Bëhet fjalë – sipas letrës – për një rast të hapur sulmi ndaj lirisë së shtypit. Ambasadori i Ekuadorit në Londër, Anna Alban, ndërkohë është kthyer në atdhe për të informuar Correa-n për kërkesën për azil të Assange si dhe konsultohet në Ministrinë e Jashtme.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com