Vipat që kanë refuzuar ftesën e
inaugurimit të Trump

Vipat që kanë refuzuar ftesën e<br />inaugurimit të Trump
Më 20 janar presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, pas kryerjes së betimi do të jetë presidenti i ri i Amerikës. Ndërkohë në ceremoninë e inaugurimit të Trump janë ftuar shumë prej të famshmëve të botës së muzikës, por jo të gjithë e kanë pranuar ftesën e tij.

Refuzimi i parë  për pjesëmarrjen ka ardhur nga Andrea Bocelli dhe nga grupi “Volo”, që e kanë refuzuar ftesën duke deklaruar se nuk janë dakord me idetë e presidentit të ri të SHBA-ve.

Ndërkohë edhe Celi Dion, sipas TMZ, e ka refuzuar ftesën duke u shprehur se “ishte e zënë”, nga ana tjetër Elton John i është dashur të përgënjeshtrojë lajmërimin e stafit të presidentit të zgjedhur Donald Trump, të cilët ishin shprehur se Elton John do të ishte i pranishëm. Zëdhënësi i këngëtarit është shprehur se John nuk do të jetë i pranishëm.

Ftesa për pjesëmarrje në ceremoninë e inaugurimit të Trump është pranuar nga asambleja e kërcimit “The Radio City Rockettes”, por me sa duket jo të gjitha anëtaret janë në të njëjtën mendje pasi të gjitha balerinat me ngjyrë të këtij grupi nuk kanë vendosur të marrin pjesë.

Ndërkohë kantautori John Legend është shprehur se nuk e ka pranuar ftesën dhe ka shtuar se është për të ardhur keq që shumë artistë pranojnë të
bashkëpunojnë me dikë që predikon përhapjen e urrejtjes dhe dhunës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE