Ambasadori i Shqipërisë në Suedi është emëruar Virgjil Kule, i cili ka qenë gazetar dhe drejtor i RTSH.

Virgjil Kule lindi më 1952, studioi për gazetari dhe punoi për një kohë të gjatë në Televizionin Shqiptar si gazetar, folës dhe drejtor i këtij institucioni.

Ai zotëron disa gjuhë të huaja dhe ka përkthyer në shqip vepra letrare, gjithashtu është marrë me studimin e çështjeve të harmonisë sociale në diversitet.