Virologia italiane me famë botërore: Covid nuk dobësohet edhe pse vuan nga nxehtësia, vetëm sjellja jonë mund ta largojë (VIDEO)

Për Ilaria Capua, virologia italiane me famë ndërkombëtare, që aktualisht administron një departament të Institutit të Patogjenëve Emerging të Universitetit të Florida në SHBA ka deklaruar se "virusi nuk dobësohet edhe pse vuan nga nxehtësia" dhe se "këta janë dy faktorë që nuk kanë asnjë lidhje me njëri-tjetrin"

Në lidhje me debatin shkencor për ‘fikjen’ e Covid për shkak të temperaturave të larta Ilaria Capua shpjegoi se "Virusi dobësohet nëse motori i tij fillon të punojë në të kundërt, gjë e cila shihet në sekuencat gjenetike të virusit".

Ajo tha se viruset që qarkullojnë tani nuk kanë mutacione që mund të na tregojnë nëse janë pak a shumë agresivë. Dhe kjo është arsyeja pse ne kërkojmë sekuencat.

Capua tha se "Virusi nuk do të largohet, ai ka gjetur ende ushqim në popullatë, jemi ne që e ushqejmë atë, ai vazhdon të qarkullojë ende në disa qytete të mëdha evropiane dhe jo-evropiane, ku situata është më e ndërlikuar sidomos në Amerikën Latine, saktësisht në Brazil dhe në ato vende ku ndotja ambientale është e lartë, gjë e cila nuk duhet të anashkalohet".

Virologia italiane gjithashtu ka paralajmëruar mundësinë e një vale të dytë të pandemisë: Ne mund ta lehtësojmë rrugën e rikthimit të koronavurist përmes sjelljes sonë të papërgjegjshme ose mund ta parandalojmë përmes respektimit të masave, të tilla mbrojtëse siç është larja e duarve dhe respektimi i distancës së sigurisë. Vetëm atherë nuk do të ketë valë të dytë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Skaran: 27/05/2020 12:21

    PO intervistat e Stefano Montanarit, PAsquale BAcco, profesor Tarro pese nuk i publikoni. Kjo zonja eshte vertete virologe me fame boterore por merr 2000 euro per te dale 20 min ne TV dhe i interson te zgjatet koha e virusit. Futuni ne You tube dhe kerkoni emrat e mesiperm. Tung

    Përgjigju
  • ert: 27/05/2020 12:02

    ik o plehre se skemi nevoje per vaksinen tende, e dime mire se kush je.

    Përgjigju
  • Ema: 27/05/2020 11:07

    Ja thua moj xhane po kujt ja thua po gdhe njerezi tham se ja hodhem po rastet po shtohen perdit e me shum marrin vesh shqiptaret te gjith pa maska e ne tubime

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës