Virozat e stinës/ 120 raste në ditë paraqiten në pediatrinë e Fierit! Dy fëmijë rezultojnë pozitiv me COVID

Virozat e stinës kanë rritur numrin e vizitave në urgjencën e pediatrisë së Fierit. Mjekja pediatre Donika Alushani thotë se gjatë një dite paraqiten deri në 120 fëmijë.

‘Numri i vizitave ka arritur gati dhe 120 vizita ambulatore në shërbimin e urgjencës. Paraqiten me temperaturë, bark dhe të vjella.’- u shpreh mjekja.

Por krahas virozave, pediatrja tregon se ka dhe raste të fëmijëve që rezultojnë pozitiv me Covid.

‘Në mendojmë se mund të jetë një mutacion i ri COVID është vërtetuar edhe me analiza të testit të shpejtë që kanë dalë pozitiv. Kryesisht këto kanë qenë analiza të fëmijëve të emigrantëve. Kanë pasur dhe në familjen e tyre të sëmurë me COVID të rritur dhe nuk kanë treguar kur kanë ardhur këtu në shërbimin tonë. Nga rastet që kemi bërë dy fëmijë kanë dalë.’- tha mjekja.

Mjekja ka dhe disa këshilla për prindërit në këtë periudhë të sezonit veror.

‘U bëjmë apel prindërve që të mos bashkohen me kolektive, t’i mbajnë larg fëmijët ndaj atyre që janë të infektuar apo kanë bark apo të vjella, flasim për të rriturit. Edhe fëmijët e moshave pediatrike të mos kenë kontakt me njëri-tjetrin, t’i ushqejnë më ushqime të freskëta.’- tha mjekja.

Për ato raste kur gjendja shëndetësore e fëmijë nuk përmirësohet, atëherë behet shtrimi në spital ku gjatë një dite në një shërbim shtrohen deri në 25 fëmijë.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel