Virozat, fluks në pediatri

Virozat, fluks në pediatri
TIRANË – Në spitalin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” këto ditë po shënohet një fluks i madh fëmojësh të cilët janë prekur nga virozat e stinës. Numri i madh i vogëlushëve të sëmurë ka krijuar edhe rradhë në ambjentet e spitalit, ku thuajsë çdo vit në këtë periudhë të dimrit, situate është e njëjtë. Të vegjëlit me shqetësime shëndetësore vijnë nga shumë zona të Tiranës, për shkak se të gjitha ambulancat dhe poliklinikat e lagjeve në ditë e festave kanë qënë të mbyllura. Kryesisht fëmijët që kanë nevojë për kujdes shëndetësorë vijnë me siptoma si temperaturë e lartë, të vjella dhe diare.
Statistikat dëshmojnë për 13 mijë raste të prekur vetëm në muajin dhjetor, ndërkohë që javë pas jave, sipas specialistëve ka një rritje të ndjeshme.

KËSHILLA: SA MË SHUMË LËNGJE
Mjekët këshillojnë, që për fëmijët por jo vetëm, të shmangen ambjentet e mbyllura dhë shumë të populluara, të konsumohen sa më shumë lëngje si dhe të shmangin personat të cilët janë të prekur nga virozat. Marrja e sa më shumë e vitaminës C, rekomandohet gjithashtu.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë