Virtuozi i violinës Çesari dhe grupi
i tij, në 23 Prill koncert në Tiranë

Virtuozi i violinës Çesari dhe grupi<br />i tij, në 23 Prill koncert në Tiranë
Virtuozi i violinës Olen Çesari së bashku me grupin e tij "International Clandestine Orchestra"  do të sjellin një spektakël të vërtetë me anë të një koncerti më 23 prill në orën 19:00 në Pallatin e Kongreseve. Në këtë koncert pritet që Oleni dhe grupi i tij të performojnë pjesë të repertorit të tyre dhe jo vetëm. 

Gjithashtu të ftuar special në këtë koncert të sjellë nga gjeniu shqiptari i violinës do të jenë edhe këngëtarët Ermal Mamaqi, Alban Skënderaj, Flori Mumajesi dhe Elvana Gjata. Fama e Olenit tashmë është e njohur në shumë vende të botës, ku emra si Lucio Dalla e kanë konsideruar një ndër artistët më të mëdhenj në botë. Në repertorin e tij dhe të "International Clandestine Orchestra" performohet nga muzika jazz e deri tek ajo etnike dhe botërore.

Çesari ka bashkëpunuar me erma të njohur të muzikës botërore si Bob Dylan a Michel Petruçiani, da Lenny Kravitz ai Maroon 5, Sheryl Crow, Lucio Dalla, Claudio Baglioni, Franco Califano, Sergio Cammariere, Anna Oxa e Zucchero etj. Albumi i tij i parë i titulluar “Unexpected” ka patur një sukses të jashtëzakonshëm në të gjithë botën për shkak tedhe të diversitetit të rrymave por edhe të kombësive.
 
Grupi i tij “International Clandestine Orchestra” ka një përbërje multietnike. Përbëhet nga 6 muzikantë të kombësive të ndryshme si Kuba, Afrika Jugore, Peruja, Italia, Argjentina,  të ardhur nga tre kontinente. Por tashmë të gjithë artdashësit dhe adhuruesit e muzikës së violinistit do të kenë mundësinë të ndjekin koncertin e tij, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

olen cesari

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë

UEFA dënon Egnatian dhe Vllazninë