Virtuozi Olen Çesari mahnit
publikun në TKOB

Virtuozi Olen Çesari mahnit<br />publikun në TKOB
Virtuozi i violinës Olen Çesari ka performuar të enjten në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit disa nga pjesët e marra nga albumi i tij  “Unxpected”.

Çesari vinte i shoqëruar nga  “International Clandestine Orchestra” duke përcjellë për publikun në sallë emocione të shumta nëpërmjet violinës së tij dhe jo vetëm duke sjellë tinguj nga vende të largëta.

 
Violinisti i njohur shqiptar i cili ka bashkëpunuar me emra mjaft të rëndësishëm të muzikës ndërkombëtare si Lucio Dalla, kishte ftuar një mik special nga Kuba si Shama MIla dhe  së bashku dhuruan mjaft emocione me performancën e tyre
 
olen cezari

Gjithashtu Oleni përshëndeti të pranishmit duke treguar edhe simbolikën e skenës duke shprehur se duhet patur kujdes edhe për mbrojtjen e lumenjve dhe deteve  nga ndotja, duke hedhur kështu një mesazh sensibilizues.
 
Mbrëmjen e së premtes në orën 20:00 Olen Çesari dhe International Clandestine Orchestra” do të performojnë sërish tinguj magjikë të ardhur nga instrumentat e tyre.

olen cezari

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Më 1 korrik rritja e pagave për punonjësit e policisë

Më 1 korrik rritja e pagave për punonjësit e policisë