SUEDI – Dyshohet për rastin e parë konkret të virusit Ebola në Europë, më konkretisht në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Shtypi vendas konfirmon rastin e një burri që ka qëndruar deri pak kohë më parë në një nga shtetet e Afrikës Perëndimore, të goditur nga virusi vdekjeprurës.
Suedezi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, raportohet se është drejtuar ditën e diel në një nga spitalet e kryeqytetit pasi u godit papritur nga një temperaturë e lartë dhe dhimbje të forta në stomak. Në momentin kur u ka rrëfyer mjekëve se deri pak ditë më parë ka vizituar Afrikën perëndimore, këta të fundit e kanë dërguar me urgjencë në izolim dhe kanë marrë kampionët e gjakut për të bërë ekzaminimet përkatëse për të vërtetuar në bëhet fjalë vërtet për virusin Ebola.
“Po kemi një rast të dyshuar për Ebola, por nuk është ende konfirmuar”- ka deklaruar për mediat një zëdhënës i Këshillit Bashkiak të Stokholmit.
Ndërkohë që rezultatet e ekzaminimeve laboratorike, që do mundësojnë konfirmimin ose në rastin më të mirë hedhjen poshtë të hipotezës Ebola, duan disa orë të dalin, Ake Ortqvist, specialist suedez mbi sëmundjet infektive, ka deklaruar: “Rreziku se mund të bëhet fjalë për Ebola është minimal, por po merremi me këtë çështje me shumë kujdes”. Gjithashtu sipas Ortqvist ka pakë gjasa që në Suedi të kemi të bëjmë, në të ardhmen, me një epidemi nga virusi Ebola.
Nëse ky lajm do të konfirmohet në orët e ardhshme, pacienti nga Stokholmi do të jetë rasti i parë konkret në Europë i prekjes nga virusi Ebola.
Redaksia Online
(e.n/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com