Virusi i ri kinez, 769 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Virusi i ri kinez, 769 raste të reja brenda 24 orëve të fundit

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë ka njoftuar se 769 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në 24 orët e kaluara, deri në mesnatën e së dielës.

Vdekjet e lidhura me koronavirusin ndërkohë janë rritur në 81, ndërsa rastet e konfirmuara të infeksionit në Kinë arrijnë në 2.835, sipas buletinit të fundit të siguruar nga televizioni shtetëror CCTV.

Të paktën 81 viktima janë regjistruar në Kinë, 76 prej tyre në provincën e Hubei, kurse numri i të infektuarve është rritur në 2744, nga të cilët mbi 1400 vetëm në zonën Wuhan.

Ministri kinez i shëndetësisë Ma Xiaowei dhe zyrtarë nga Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve Infektive nuk ia fshehin botēs që 2019-nCov, koronavirusi i ri me epiqendër në Wuhan dhe që ka 'ardhur' për të infektuar  gjithë botën, është shumë më ngjitës sesa u mendua në fillim.

"Ne nuk kemi identifikuar akoma burimin e infeksionit dhe nuk jemi të qartë për rrezikun e mutacioneve dhe si përhapet sëmundja,"- tha Ministri Ma.
Fenomeni më shqetësues është se virusi ka një periudhë inkubacioni që mund të zgjasin deri në 14 ditë, dhe "mund të transmetohet midis njerëzve që nuk kanë shfaqur ende ndonjë simptomë".


Lajmi kryesor:

Numri i viktimave të koronavirusit në Kinë arrin në 81, pothuajse tre mijë të infektuar


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja