Virusi i Zikas, lidhje të
reja me mikrocefalinë

Shkencëtarët në Brazil thonë se kanë zbuluar prova të reja që lidhin virusin e Zikas me rastet e mikrocefalisë apo trurit të pazhvilluar mirë tek foshnjat e porsalindura. Grupi i studiuesve në Universitetin e Paraibas zbuloi virusin brenda trurit të dy bebeve që jetuan për vetëm 48 orë.

Në Brazil janë konfirmuar 460 raste me mikrocefali, ndërsa po hetohen edhe 3850 raste të tjera të dyshuara.

Virusi i Zikas, i bartuar nga mushkonjat, po përhapet me shpejtësi në vendet e Amerikës Latine, por Brazili mbetet më i prekuri. Studiuesit ndoqën shtatzaninë e dhjetë grave të infektuara me Zika.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Athinë, Greqia apelon për ndihmë ndërkombëtare