Me qindra mijëra kompjutera në Kinë Japoni janë goditur nga sulmi kibernetik i cili pak ditë më parë pushtoi shumë shtete të botës. Mes të prekurve janë edhe gjigandët e Hitachi,Nissan.
Alarmi për virusin EannaCry nisi këtë mëngjes në Kinë ndërsa në Europë nuk janë shënuar probleme ndonëse alarmi është në nivel global.
Këshilla si të mbroheni nga virusi
Autoritetet kineze u kanë bënë thirrje përdoruesve të instalojnë dhe të update-ojnë software e sigurisë për të bllokuar virusin kibernetik.
Edhe Microsoft u bën thirrje qeverive që të azhornojnë sistemet e tyre dhe ta shohin rastin një këmbanë alarmi.
Pak ditë më parë shumë kompjutera në shumë shtete të botës pësuan një bllokim si pasojë e një virus i cili shkaktoi black-out, dhe në dritaren e parë të ekraneve kërkohej një shumë rreth 300 euro që kompjuteri të riniste punën.
Europol e konsideroi rastin të paprecedentë dhe bëri thirrje që askush të mos paguajë shumën e kërkuar.
Gjithsej janë 200 mijë kompjutera të prekur në 150 vende.
Rusia dhe Britania ishin një nga shtetet më shumë të prekura, pasi në britani u prek shërbimi shëndetësor.
Ndërsa presidenti Putin shprehet se burimi kryesore i virusit janë shërbimet e inteligjencës amerikane.
Episodi do të kishte marrë përmasa shumë më të mëdha, nëse nuk do të ishte ndaluar rastësisht nga dy të rinj: 22-vjeçari britanik Marcus Hutchins, i specializuar në programimin kompjuterik dhe një inxhiner 20-vjeçar amerikan, i specializuar në sigurinë kibernetike.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO