Virusi “Zika” mbërrin në Evropë
3 të prekur në Britaninë e Madhe

Virusi “Zika” mbërrin në Evropë<br />3 të prekur në Britaninë e Madhe
Virusi Zika ka mbërritur edhe në Europë. Tre raste janë raportuar deri tani në Britaninë e Madhe. Zika, është një virus që shkakton deformime tek të sapolindurit dhe ka goditur 22 vende në Amerikën Latine.

Personat e prekur ishin kthyer nga Kolumbia, Suriname dhe Guyana, ku besohet të jenë infektuar.

Virusi përhapet përmes mushkonjave dhe mund të shkaktojë dëme në zhvillimin e trurit të fetusit.

Deri tani nuk ka vaksina për ta parandaluar infeksionin, apo ilaçe për të kuruar sëmundjen.

Gratë shtatzëna janë më të rrezikuara nga infeksioni, i cili konsiderohet si shkaktar i mikrocefalisë, një anomali që shoqërohet me dëme në tru dhe përmasa më të vogla të kokës së foshnjës.

Brazili dhe Kolumbia kanë numrin më të madh të rasteve të diagnostikuara, por numri i personave të infektuar po shtohet edhe në vende të tjera.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Real Madrid dhe Atalanta sfidohen për Superkupën e Evropës, Gasperini: Parashikimet përmbysen! Ancelotti: Mbappe i motivuar

Real Madrid dhe Atalanta sfidohen për Superkupën e Evropës, Gasperini: Parashikimet përmbysen! Ancelotti: Mbappe i motivuar