Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)

Virusi në rrjetin Whatsapp infekton përdoruesit me 'peshkim', mes tyre edhe uniforma blu! Policia: Mos i klikoni, por fshijini dhe raportojini te ne! (MESAZHET)

Policia e Shtetit dhe dy nga mesazhet e shpërndara tek përdoruesit në Whatsapp

Tiranë- Piratët e kibernetikës nuk lënë mundësi pa shfrytëzuar për të hakuar qytetarët nëpërmjet llogarive të tyre, qoftë bankare, por edhe sulmit me virus në faqet e rrjeteve sociale.

Më i fundit është shpërndarë nëpërmjet rrjetit Whatsapp, duke infektuar shumë qytetarë, mes tyre edhe punonjës të policisë. 

Mesazhi është shpërndarë nëpër rrjet me një reklamë joshëse për lojëra kazinosh, duke ofruar aktivizimin e vetëm 10 dollarëve depozitë dhe në këmbim përfitojë bonus 1200 dollarë. Kurse në një link të dytë ofrohet 100 dollarë bonus, por ka edhe të tjera për modele votimi elektronik. Në dukje kjo një reklamë krejt e zakonshme që bëjnë rëndom kompanitë e mëdha të lojërave të fatit nëpër botë për klientët e tyre.

Por duket se ky mesazh cilësohet një sulm i pastër kibernetik për hakim, që nuk ka pasur shënjestër vetëm Policinë, por të gjithë përdoruesit e rrjetit në formë kurthi apo 'peshkimi'. 

Mes të prekurve mësohet se ka edhe efektivë të Policisë, meqë kanë edhe grupet e punës. Synimi kryesor i hakerave duket se ka qenë marrja nën kontroll e platformës Whatsapp të sa më shumë përdoruesve të mundshëm, të cilët nëse nuk reagojnë në kohë, nuk e marrin më mbrapsht atë. ndaj punohet për fshirjen e tij.  

Policia e Shtetit reagoi menjëherë mbrëmjen e sotme (6 Janar), duke u shprehur se kanë qenë “mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit” në fjalë.

“Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për t’u regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme. Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Whatsapp të personave të mashtruar”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Më tej Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se u shkojnë të tilla SMS, duhet ‘t’i fshijnë dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj)’, të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave kontakt në aparatin telefonik, pasi qëllim është hakimi i platformës.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Nisur nga disa raste të adresuara në strukturat e Hetimit të Krimeve Kibernetike dhe nga monitorimi i vazhdueshëm i burimeve të hapura të informacionit, si dhe platformave virtuale, me qëllim evidentimin e veprimtarive të kundraligjshme, kryesisht në fushën e krimeve kibernetike, nga Drejtoria për Hetimin e Krimit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë konstatuar mesazhe të maskuara në platformën e komunikimit Whatsapp.

Këto mesazhe përcjellin kërkesën për të votuar apo për tu regjistruar në evenimente të ndryshme fiktive, ku pretendohet se pas këtyre regjistrimeve, votuesi apo personi që klikon, do të përfitojë benefite të ndryshme. 

Mesazhet, kanë si qëllim orientimin e poseduesve të llogarive, drejt linqeve mashtruese, qëllimi final i së cilave është marrja në posedim, në mënyrë të padrejtë, të profileve në platformën e komunikimit Whatsapp të personave të mashtruar.

Policia e Shtetit informon qytetarët se në rast se ju vijnë të tilla SMS duhet t’i fshijnë  dhe mos të kryejnë asnjë veprim kundrejt tyre (klikim, plotësim të dhënash etj), të cilat mund të vijnë nga numra kryesisht të huaj, por edhe të personave që i keni kontakt në aparatin tuaj telefonik, që mund t’ju  jetë hakëruar Whatsapp-i duke rënë pre e këtyre SMS-ve.

Policia e Shtetit apelon për ata qytetarë që kanë rënë pre e këtyre SMS-ve, të paraqiten në zyrat e Policisë së Shtetit tek strukturat e Krimit Kibernetik, pranë çdo Drejtorie Vendore të Policisë për të denoncuar rastet,  me qëllim  identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie të kundraligjshme".
 

Mesazhi i shpërndarë në rrjetin Whatsapp

 

 

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës

Media greke: Dritan Rexhepi, shqiptari që ndërtoi kartelin e kokainës, nga ‘investitori’ grek në ‘Escobarin’ e ri të perandorisë së drogës