Virusi "Zika", 4 raste edhe në Itali

Virusi "Zika", 4 raste edhe në Itali
4 persona në Itali, 3 në Britaninë e Madhe, 2 në Katalonja, të gjithë të kthyer nga udhëtimet në Amerikën e Jugut dhe Karaibet, janë rastet e para të prekura nga infeksioni i virusit Zika, në Europë.
 
Pas Ebolës, tashmë vjen Zika, që në fakt sjell më pak shqetësimë: shkakton temeperaturë të ulët, skuqje, dhimbje artikolare dhe skuqje të syve.
 
Kjo nuk është serioze nëse prek të rriturit, por mund të jetë e rrezikshme për fetusin pasi sipas disa ekspertëve shkakton mikrocefali-dëmtime të trurit.
 
Sipas drejtorit të Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive "Spallanzani", Giuseppe Ippolito, 4 rastet janë shfaqur në pranverë të vitit 2015, shkruan Tgcom. Ai thotë se 4 personat e prekur nga sëmundja, vinin nga Brazili. Aktualisht ata janë mirë që të katërt.
 
Ndërsa Shëndeti Britanik ka vënë në dukje se virusi Zika, nuk gjendet në formë natyrale në ishujt britanikë dhe se nuk transmetohet nga njeriu te njeriu.
 
Janë mushkonjat tigër ata që mund të mbartin virusin. "Në Brazil janë regjistruar një milionë e gjysmë raste", shpjegon Fabrizio Pregliasco, virolog në universitetin e Milanos.
 
Virusi, shpjegon ai për La Repubblica, është i vjetër. "U zbulua fillimisht në vitin 1947 dhe emri i tij është i lidhur me një pyll të Uguandës. Virusi ëhstë i lidhur me ethet tropikale, me ethet e Nilit tashmë prezent në Itali. Në vitet 60-70  u zbulua tek disa majmunë në Nigeri. Më pas ëhstë përhapur në shtetet si Uguanda, Egjipt, Sierra leone, Gabon, malajzi, Filipine e  Tailandë. Por epidemitë e para shqetësuese janë regjistruar në vitin 2007 në Colombia."
 
Për virusin Zika nuk ka vaksinë dhe e vetmja mënyrë e mbrojtjes është shmangia e mushkonjave. Një rast i infektimit me Zikan-n është regjistruar muaj më parë në Bolonjë.

Sakaq në Kolumbi mjekët bëjnë u thirrje grave që të evitojnë shtatëzanitë për të paktën 6-8 muaj.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA

Foto-Video/ Vrau 21-vjeçaren shtatzënë pasi dyshohej për vjedhje, ja pamjet e sulmit me armë nga polici i pandehur në SHBA