Virusi Zika nuk ndal karnavalet,
5 ditë festime spektakolare

Virusi Zika nuk ndal karnavalet,<br />5 ditë festime spektakolare
Vijon festa dhe karnavalet në Brazil. Kostume shumëngjyrëshe, vallzime kanë mbushur rrugët e Rios pavarësisht frikës që mbizotëron për shkak të epidemisë së virusit Zika.

Zyrtarisht ka nisur një nga festivalet më të mëdhenj dhe më të bukur në planet. “Me shumë kënaqësi, dashuri dhe paqe deklaroj të hapura karnavalet më të bukura në botë”,u shpreh kryebashkiaku i Rios, Eduard Paes.

Ai ka qetësuar njerëzit duke thëne se do jenë 5 ditë festime spektakolare.
Ky aktivitet mbledh më shumë se 5 milionë njerëz nga mbarë bota.

Ajo që u vu re gjatë paradës si një përgjigje simbolike ndaj Zikas janë fëmijët të cilët mbanin një kukull mushkinjë brenda një arkivli karton.
Pavarësisht frikës nga virusi Zika, në fakt të gjithë duan të jenë në Brazil për të shijuar spektaklin shumëngjyrësh që po mbizotëron në rrugët e Rio De Janieros.

http://shqiptarja.com/fotogaleri/?id=17285
karnavalet
Foto të tjera

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët

Vihen nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës, s’ka rrezik për banorët