Visho Ajazi emigrant në Greqi
misionet në Spanjë dhe Arabi

Visho Ajazi emigrant në Greqi<br />misionet në Spanjë dhe Arabi
Shqiptarja.com ka zbardhur e para formularin e dekriminalizimit të kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika i cili më pas është publikuar nga presidenca. Nga të dhënat e deklaruara vihet re se karriera e tij është ambicioze, nga ajo e  një emigranti në Greqi në vitin 1991, deri në drejtimin e SHISH në fund të qeverisë Berisha. Ai deklaron se në verën e vitit 1991 ka qenë për punësim sezonal në Pireas Greqi. Në periudhën mars-qershor 1993 deklaron se ka kryer doktoraturë në Barcelonë në Spanjë. Në periudhën tetor 1993-gusht 1994 ka shërbyer si diplomat në Arabinë Saudite.

Nga datat  01.01.1998-20.11.2009 ai sqaron se ka qenë në Toronto të Kanadasë për emigracion. Në këtë mënyrë, ai ka shuar dilemat e mazhorancës, e cila prej vitesh e ka akuzuar atë si azilant politik në Kanada. Në vitin 2012, Erjon Braçe i shkruante Nishanit të përgjigjet për akuzat e publikuara në media për drejtorin e ri të SHISH, duke nisur që nga fakti se ai ka shtetësi kanadeze. Sipas Braçes, Nishani duhet të thotë nëse Visho Lika është kundërshtar i opozitës, duke parë faktin që ka marrë azil politik pikërisht në kohën kur në pushtet erdhën socialistët. “Presidenti Nishani duhet të përgjigjet: Çfarë shtetësie ka drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, zoti Visho Lika? A ka marrë shtetësi kanadeze drejtori i SHISH?

A ka marrë azil të çdo forme në Kanada drejtori i SHISH? Në cilin mbiemër drejtori i SHISH i ka këto statuse? Nëse ka marrë azil politik, pra si kundërshtar i qeverisë socialiste të pas 1997-ës, atëherë si mund të emërohet në detyrën e drejtorit të SHISH një njeri i shpallur kundërshtar me opozitën? Presidenti Nishani duhet të na përgjigjet!! Dekreti ishte i tij!”,-shprehet deputeti socialist. Këtyre pyetjeve nuk ju dha asnjëherë përgjigje publike nga palët, dhe ky formular vetëdeklarimi, është përgjigjja e vetme që palët kanë marrë. Visho Ajazi Lika deklaruar të dy mbiemrat e tij por nuk sqaron pse ka dy të tillë.

formulari visho ajazi

Zëvendësi
Pasja e më shumë se një emri duket se është jo vetëm atribut i kryetarit të SHISH. Edhe zëvendësi i Visho Ajazit, i sapo emëruar në detyrë Helidon Bendo ka deklaruar se ka ndërruar emrin. Emrin e tij të mëparshëm ai thotë se e ka pasur Johan. Në formular nuk jepet asnjë arsye se pse ai ka ndërruar emrin. Bendo e mori detyrën pak javë më parë, kur pasoi në këtë post, Ylli Allushi. Ky i fundit u shkarkua nga detyra me kompromis mes kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit Bujar Nishani. I pari propozoi zëvendësimin, teksa i dyti e miratoi atë. 

Të dhëna pikante nga formularët e SHISH
Visho Ajazi Lika-Drejtori i SHISH

Deklaron të dy mbiemrat e tij por nuk sqaron pse ka dy të tillë.
Në verën e vitit 1991 deklaron punësim sezonal në Pireas Greqi.
Në periudhën mars-qershor 1993 deklaron se ka kryer doktoraturë në Barcelonë në Spanjë.
Në periudhën tetor 1993-gusht 1994 ka shërbyer si diplomat në Arabinë Saudite.
Nga datat  01.01.1998-20.11.2009 ai sqaron se ka qenë në Toronto të Kanadasë për emigracion.

Helidon Bendo-Nën drejtor i SHISH
Deklaron se ka ndërruar emrin. Emrin e tij të mëparshëm ai thotë se e ka pasur Johan.
 
Të dhëna pikante nga formularët e rektorëve
Jorgaq Kacani Rektor i Universitetit Politeknik
Rektori i UPT-së, rezulton se ka ndërruar emrin, të cilin e ka pasur më parë Gaqi.

Mithat Mema Rektor i Universitetit të Durrësit
I proceduar gjykata e Tiranës për drejtim të parregullt të automjetit, 13-15 mars 2015, Mithat Mema Rektor i Universitetit të Durrësit, deklaron se është lënë në detyrim paraqitje deri në 14 janar 2016. Në 13 mars 2015 rektori ka shkaktuar një aksident në aksin Tiranë-Durrës duke u përplasur me një makinë. Nga aksidenti, në vendimin e gjykatës thuhet se nuk ka pasur dëme shëndetësore për palët, por i pandehuri Mema rezulton të ketë qenë i dehur në masën më shumë se 0.5 gramë/litër. Gjatë analizave toksike të gjakut të tij, ka rezultuar një sasi akoma më e lartë alkooli, në vlerë 0.8 gramë/litër.  



Redaksia online
a.n shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë