Visho Ajazi i kërkon dëmshpërblim
mikut të Bahri Shaqirit

TIRANE- Një dëm financiar i shkaktuar në buxhetin e Shërbimit Informativ Shtetëror, duket se do bëjë “kurban” ish-zv.drejtorin e këtij shërbimi shtetasin Fatmir Kepi, njëherësh dhe ish-përgjegjësi i grupit të sigurimit të Bahri Shaqirit, të shkuar nga Sali Berisha. Sipas informacioneve Fatmir Kepi është përfshirë në një çështje financiare, ku me sa duket është autorizuar nga institucioni ku shërbente. Nisur nga kjo situatë tashmë, drejtuesi i këtij institucioni Visho Ajazi nëpërmjet zyrës juridike të SHISH i është drejtuar gjykatës së Tiranës me një kërkesë për nxjerrjen e urdhërit të ekzekutimit, me qëllim dëmshpërblimin e SHISH nga ish-zv.drejtori Fatmir Kepi.

Nuk dihet se sa është shuma financiare që Fatmir Kepi duhet të dëmshpërblejë Shërbimin Informativ Shtetër, dhe se nuk qartësohet nga SHISH se për çfarë tenderi, ankandi apo ndonjë veprimtari tjetër bëhet fjalë. Kërkesa civile është depozituar në sekretarinë e gjykatës së kryeqytetit në datën 15 prill 2014 dhe mban numrin 1876. Objekti i kësaj kërkese është lëshimi i urdhrit të ekzekutimit të urdhrit të zhdëmtimit nr.64, datë 11 shkurt 2014, të nëpunësit autorizues, njëkohësisht zëvendësdrejtor i Shërbimit Informativ të Shtetit.

Pritet që kjo këkrkesë të shqyrtohet në ditët në vijim nga gjyqtarja Dhurata Balla. Nuk dihet arsyeja e nxjerrjes së këtij urdhëri ekzekutiv të pazakonshëm nga institucioni i Shërbimit Informativ Shtetëror, por me sa duket ndonjë gabim gjatë kryerjes së detyrës, është bërë për inicimin e kërkesës për dëmshpërblimin financiar. Kjo është vetëm njëra anë, pasi kjo nismë mund të jetë dhe një sulm i Visho Ajazit ndaj ish-zv.drejtorit të SHISH Fatmir Kepi. Mësohet se ky i fundit ka pasur lidhje të ngushta me ish-drejtuesin e SHISH Bahri Shaqiri, dhe nisur nga kjo situatë kjo mund të ketë ndikuar në sulmin e kryer nga Visho Ajazi. Kepi gjatë funksionit të tij në SHISH ka shërbyer dhe si përgjegjës i sigurisë fizike për ish-drejtorin Shaqiri. 

Shkrimi u publikua sot (16.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja