Por dhe që të strehohen pa asnjë problem në Shqipëri muxhahidinët që janë larguar nga vendet e tyre për shkak të përndjekjes si terroristë. Krijimi i kësaj “parajse” për radikalët islamikë në Shqipëri, celulave që merren më dërgimin e radikalëve shqiptarë për të luftuar në Siri si muxhahidinë, ka vënë nën presion Shërbimin Sekret shqiptar, që si detyrë parësore ka mbrojtjen e vendit nga terrorizmi, dhe evidentimi i këtyre elementëve që jo vetëm nuk e nderojnë shtetin shqiptar, por e ngarkojnë atë me përgjegjësi përpara partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë parë te SHISH për vite me radhë një partner serioz e të angazhuar në luftë kundër radikalëve islamikë.
Për më tepër që Shqipëria për vite me radhë pasi u pastrua nga celulat islamike që operonin nën petkun e bamirësisë, dha një kontribut të madh në ndjekjen dhe ndalimin e tyre dhe jashtë kufinjve tanë.
Në këtë kontekst kreu i SHISH Visho Ajazi Lika tashmë është në qendër të goditjes për shkak të mosinformimit për krijimin e këtyre rrugëve të lira për radikalët islamikë nga Shqipëria në vendet me konflikt dhe anasjelltas si dhe celulave që merren me rekrutimin e muxhahidinëve shqiptare për të luftuar në Siri.
Burimet bëjnë të ditur se është në prag të ndërmarrjes së një iniciative parlamentare që të hetojë kthimin e Shqipërisë në në bazë rekrutimit të radikalëve që luftojnë në Siri dhe përgjegjësinë e kreut të SHISH Visho Ajazi Lika që nuk ka informuar mbi këto elementë që kanë ulur ndjeshëm reputacionin e SHISH dhe të vendit në sytë e partnerëve ndërkombëtarë, për më tepër që Shqipëria është vend anëtar i NATO-s.
Bëhet e ditur se në fund të këtij hetimi parlamentar do të kërkohet dhe largimi i kreut të SHISH, që për më tepër jo vetëm është emëruar në mënyrë shumë të dyshimte për vetë aktivitetin e tij para se të niste këtë detyrë, por dhe pse që me emërimin e tij, kanë nisur të lëviznin elementë radikalë islamikë aq sa dhe ambasadori i SHBA në Tiranë deklaroi prezencën e celulave antiamerikane në Shqipëri. Edhe deputetë të mazhorancës bëjnë me dije se indicia për të hetuar punën e SHISH dhe mangësitë e tij në luftën kudnër terrorizmit janë. Për ta është vetëm çështje kohe që të nis një hetim i gjërë parlamentar ndaj veprimtarisë së SHISH dhe kreut të tij Visho Ajazi Lika.
Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)