Visho Ajazi: Përpjekje për
denigrimin e punës sime

TIRANË - Kreu i Shërbimit Shtetëror Shqiptar, Visho Ajazi përgënjeshtroi lajmet për takimin e tij me një agjente ruse, të quajtur Ollga. Ky lajm që qarkulloi në media, sipas SHISH ka si qëllim që të ushtrimin e punës në drejtuesit të këtij instutucioni.

“Të gjitha këto informacione janë absolutisht të pavërteta. Ato pengojnë direkt apo indirekt ushtrimin e veprimtarisë së këtij institucioni tepër të rëndësishëm të sigurisë kombëtare. Gjithashtu ju sigurojmë se do të ndërmerren të gjitha hapat e duhura ligjore, për vendosjen para drejtësisë së autorëve të këtyre shpifjeve, duke ju drejtuar institucioneve kompetente.

Ky veprim diktohet nga intensiteti në rritje i publikimit të informatave të rreme, si dhe nga detyrimi ligjor për të mbrojtur veprimtarinë e punës së institucionit,” thuhet në një deklaratë të SHISH.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë