Visho Ajazit i mbaron mandati, kush
do e zëvendësojë kreun e SHISH?
Historikisht kryetari i Shërbimit Informativ Shqiptar ka qenë i përfshirë në akuzat politike të ditës. I vetmi ndoshta që ka bërë disi përjashtim nga paraardhësit është Visho Ajazi Lika.
Historikisht kryetari i Shërbimit Informativ Shqiptar ka qenë i përfshirë në akuzat politike të ditës.
I vetmi ndoshta që ka bërë disi përjashtim nga paraardhësit është
Visho Ajazi Lika.
Por qëndrimi i tij në krye të Shërbimit Informativ, është ende i paqartë.
Ditën e djeshme, atij iu bënë 5 vite në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme dhe praktikisht mandati ka mbarur.
Por është ende i paqartë vendimi që do të marrë kryeministri i vendit, Edi Rama.
Pozicioni i kreut të SHISH ka shkaktuar gjithmonë debate në vendin tonë. Ish-kryeministri Sali Berisha kur mori pushtetin vendosi të shkarkonte Bahri Shaqirin nga detyra, ndërsa propozoi që mandati i kreut të SHISH të jetë 5 vite.
Kur Rama erdhi në pushtet hasi vështirësi në largimin e drejtorit të SHISH, pasi në shumë raste u kërkua që kjo të ndodhte po pa e gjetur me shkelje ishte e pamundur. Por tani që ai ka bërë 5 vite në pushtet dhe që qeveria mori mandatin e dytë, sërish nuk ka një kandidaturë që do e zëvendësojë.
Mësohet se qeveria e ka shtyrë për në shtator vendimin nëse do e zëvendësojë Visho Likën apo do e lejojë të qëndrojë në detyrë.
Në shtator do të hartohet një ligj i ri, i cili do sjellë shumë ndryshime sa i takon Shërbimit Informativ Shtetëror, duke vendosur si kufizime mandatesh dhe ndryshime në kontrollin e institucionit, rekrutimin e punonjësve, etj.
Pasi të miratohet ky ligj, atëherë pritet që të ndodhë dhe zëvendësimi ose konfirmimi i kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika.
Ai u emërua nga Sali Berisha më 9 gusht 2012 dhe emri i tij shkaktoi shumë debat pasi ka qenë pjesë e SHISH, kur në krye të tij ishte Bashkim Gazidede.
Por pavarësisht kësaj marrëdhëniet e tij me qeverinë Rama nisën të ndryshojnë, pasi ai edhe u dekorua nga kryeministri./
Dita.al
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.3%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.1%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Meta nga burgu: Arsimi pa fonde shtesë, papërgjegjshmëri
26 Dhjetor, 20:07
-
2-vjeçari me tumor priti mbi 10 ditë për ilaçin e kimioterapisë, Partia e Lirisë: Duhet hetim, sistemi shëndetësor ka degraduar
26 Dhjetor, 20:00
-
30 vjet pas publikimit vazhdon të jetë një thesar, ja sa fiton ‘All I Want for Christmas’ e Mariah Carey në një vit
26 Dhjetor, 19:57
-
PD: Balluku shfaqje nëpër fasoneri, euro në pikiatë
26 Dhjetor, 19:54
-
Ylli Pata: Pse opozita nuk ka fituar pikë nga hetimet e SPAK?
26 Dhjetor, 19:48
-
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite
26 Dhjetor, 19:48
-
Aksident i rëndë në Korçë, makina zë poshtë të riun që po lëvizte me skuter (VIDEO)
26 Dhjetor, 19:40
-
Gati kallëzimi i ri për Sali Berishën në SPAK, avokati Beqiri: Falsifikoi datën e lindjes
26 Dhjetor, 19:39
-
Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki
26 Dhjetor, 19:20
-
Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan
26 Dhjetor, 19:11
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)
26 Dhjetor, 19:01