Vit i brishtë, përse besohet se data 29 shkurt sjell ters

Vit i brishtë, përse besohet se data 29 shkurt sjell ters

Viti 2024 është quajtur ndryshe edhe si një vit i brishtë. Kjo për faktin se muaj shkurt ka 29 ditë dhe viti do të jetë me 366 ditë. Një herë në katër vjet, shkurti ka një ditë më tepër dhe sipas besëtytnive kjo gjë sjell ters.

Kalendari që ne përdorim është një kalendar diellor, i cili shënon kalimin e kohës pas lëvizjes rrotulluese të Tokës rreth Diellit. Por nëse kalendari ynë është normalisht 365 ditë, Tokës i duhen saktësisht 365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 48 sekonda për të përfunduar rrotullimin rreth Diellit.

Kjo kohë e tepërt, nëse nuk plotësohet, në afat të gjatë do të çonte në një zhvendosje të sezoneve.

Ndërsa sipas gojëdhënave dhe besimeve të hershme që nga periudha e Perandorisë Romake mendohet se quhet vit i brishtë, sepse kanë ndodhur ngjarje me pasoja katastrofike si tërmete të mëdha apo sulme të përgjakshme terroriste.

Përtej besëtytnive, kjo është një ditë e veçantë për të lindurit më 29 shkurt.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy