Viti 1999, si minuan serbët vijën kufitare shqiptare

Në vitin 1999, kur shpërtheu lufta në Kosovë, serbët minuan edhe një pjesë të konsiderueshme të vijës kufitare shqiptare, duke u futur brenda territorit shqiptar. Vetëm në qarkun e Kukësit, nga viti 1999 deri në vitin 2005, prej këtyre armëve e municioneve janë dëmtuar 272 persona nga të cilët 34 të vdekur, 48 të gjymtuar dhe 190 të plagosur.

Sipas shoqatave bëhet fjalë për 120 km vijë kufitare, e cila është minuar deri në një thellësi prej 1500 metrash. Ata shpjegojnë se ushtarët serbëfuteshin natën dhe fshehurazi, me pretendimin që në këtë mënyrë do të kishin mundësi të zinin në kurth ushtarët e UCK-së.

Duke filluar që nga viti 2005 kjo zonë është çminuar tërësisht dhe që prej kësaj kohe nuk ka ndodhur më asnjë aksident i kësaj natyre, ndërkohë që të 272 persont që janë dëmtuar nga shpërthimi i minave bëjnë pjesë në listën e perosnave me aftësi të kufizuar.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tifozët i dalin kundër Armando Brojës, gazetari i BBC 'e dërgon' në Principatë