Sipas një studimi, të kryer nga Konfindustria, vetëm për 10 muaj në vitin në vazhdim, si pasojë e cilësisë së dobët të furnizimit, ndërprerjeve dhe dëmtimeve të makinerive, lëndëve të para, etj, u është shkaktuar industrive vendore një dëm financiar prej më shumë se 23 milionë euro.
Duke marrë shkak nga kërkesa drejtuar nga operatorët Entit Rregullator të Energjisë, Konfindustria është shprehur dje kundër çdo rritjeje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët fundorë biznese/industri. Sipas saj, rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë europiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme, të rënda për prodhimin vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja.
Mbështetur në vlerësimet e Konfindustrisë, çmimi i energjisë elektrike aktualisht është të paktën 15 për qind më i shtrenjtë se mesatarja e vendeve të Europës Juglindore, madje edhe vende të Bashkimit Europian. Konfindustria vlerëson se ERE duhet të kërkojë nga furnizuesit të rrisin cilësinë e furnizimit.
/Shqiptarja.com