Viti akademik, Bashkia e Tiranës
prezanton guidën studentore

Viti akademik, Bashkia e Tiranës<br />prezanton guidën studentore<br>
Për të gjithë studentë që kanë ardhur për të studiuar në universitetet e Tiranës, Bashkia ka përgatitur një guidë orientimi në qytet. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim sot pasdite me studentët që sapo kanë nisur studimet në Tiranë, të cilëve u prezantoi edhe një "libër guidë" të kryeqytetit në shenjë mirëseardhje për ta.

Kryebashkiaku theksoi se në nisje të vitit të ri akademik, Bashkia e Tiranës ka marrë të gjitha masat që të krijojë më shumë lehtësira për studentët që vijnë nga rrethet dhe që qëndrojnë në konvikte. “Gjatë kësaj jave do të jemi nëpër të gjitha fakultetet, në të tre pikat e “Qytetit Studenti”, por edhe në disa qendra rinore të Tiranës për të kaluar këtë proces orientimi me studentët. Ne ju mirëpresim në Tiranë dhe jemi shumë të lumtur e të bekuar që ju kemi në qytetin tonë dhe duam që eksperienca juaj të jetë fantastike. Madje duam të jetë aq fantastike saqë asnjë prej jush të mos kthehet nga ka ardhur, por të vazhdoni të rrini në Tiranë, e pastaj do vijoj t’ju shoh kur të bëni celebrimin në Bashki, pastaj kur të merrni certifikatën e bebes, kur të merrni kredi të butë për banesë e të kalojmë një pjesë të jetës sonë së bashku”, tha Veliaj.

Studentët do të kenë mundësi që të përdorin edhe kartën e studentit e cila do të mund të përdoret jo vetëm në fushën e transportit, por njëkohësisht do të ofrojë edhe një sërë shërbimesh të tjera. “Do të fillojmë garën për kartën elektronike të autobusëve, çka do të na mundësojë të kemi edhe kartën e studentit që të mund të përdoret për transportin publik. Por përtej transportit publik, mund të përdoret edhe për kinema, teatër, muze dhe më vjen mirë që ju do jeni gjenerata e parë e brezit të studentëve që do shijojë këto risi të Bashkisë së Tiranës”, tha Veliaj, teksa shtoi se javën e ardhshme do të nisë edhe testimi i autobusit të parë elektrik, që do të modernizojë flotën e transportit publik në kryeqytet.

“Me 300 autobusë kemi rreth 25 linja. Javën tjetër do të kemi testin e parë të autobusëve elektrikë. Në shumicën e qyteteve evropiane ende nuk është futur, por do të fillojë për herë të parë në Tiranë”, deklaroi kreu i Bashkisë. Veliaj sqaroi se falë politikave të ndjekura nga Bashkia e Tiranës, çmimi i qirave për studentët nuk është rritur.

“Për të gjithë ata që nuk e kuptojnë pse Bashkia është e detyruar të vazhdojë të japë leje ndërtimi është: Ku do banojnë gjithë këta njerëz? Çdo vit vijnë mijëra studentë. Tirana do jetë shtëpia juaj e dytë dhe për 4 vjet do jetë në fakt shtëpia juaj e parë. Falë mënyrës dhe politikave të Bashkisë edhe në çështjen e ndërtimit, kemi siguruar që sipas INSTAT dhe BSH, çmimet e qirave nuk janë rritur. Ato dy vite që u bllokuan lejet dhe nuk kishte apartamente të reja, studentët detyroheshin të paguanin tarifa më të larta sepse i binte që 10 studentë konkurronin për një apartament. Në momentin që tregu ka një ofertë që i përgjigjet

kërkesës, atëherë edhe qiratë rrinë në nivele të përballueshme, që është ekzaktësisht ajo që kemi bërë në Tiranë”, tha ai

Kryebashkiaku bëri të ditur se studentët e ardhur nga rrethet mund të akomodohen edhe në rezidencat universitare, ndërsa theksoi se ato ofrojnë një sërë shërbimesh, sikurse janë biblioteka, fondi referativ, fondi i periodikut, sallat e leximit, qendra e internetit. Në këtë kuadër, kryebashkiaku Veliaj ftoi studentët që bibliotekat e rezidencave, fakulteteve apo të lagjeve në Bashkinë e Tiranës, t’i shfrytëzojnë edhe për trajnime ose workshope të ndryshëm. Veliaj i njohu studentët edhe me disa nga aktivitetet dhe institucionet sportive dhe kulturore që gjallërojnë jetën në kryeqytet.

Studentët e ardhur në Tiranë mund t’i bashkëngjiten edhe rrjetit të vullnetarëve të Bashkisë Tiranë, ku qindra të rinj angazhohen në punë vullnetare në dobi të komunitetit. “Bashkia e Tiranës ka një ushtri me vullnetarë. Ne kemi çdo ditë vullnetarë që ndihmojnë fëmijët të kalojnë rrugën për në shkollë, kemi vullnetarë që ndihmojnë në qendrat tona sociale, kemi disa mensa ku shërbejmë përditë ushqim për ata që janë nevojtarë, kryesisht të moshuar të braktisur. Në Shqipëri jo vetëm në Tiranë, por edhe në qytete të tjera, ka dy kategori njerëzish, një kategori që gjithmonë vetëm ankohet, dhe një kategori tjetër që thotë po është një problem, unë mund të jap një ide si zgjidhet. Unë mund të jem vullnetar, mund të shërbej në këtë komunitet. Ne të Bashkisë së Tiranës kur shohim një problem nuk vëmë kujën, por themi: Ky është problem, por edhe një mundësi fantastike qe ta zgjidhim’, tha Veliaj, teksa shtoi se Tirana renditet mes kryeqyteteve më të sigurta në Europë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës  Erion Veliaj po zhvillon një takim me studentët nga “Qyteti Studenti”. Gjatë fjalës së tij Veliaj me anë të një guide ka shpjeguar të gjitha mundësitë që ofron Tirana për të rinjtë, ndërsa ka theksuar se  bashkia do të jetë këtu për t’ju orientuar në të gjitha pikat  në të cilat ato do të kenë nevojë.

Kreu i Bashkisë ka porositur studentët që të jenë të vëmendshëm dhe të kujdesen për veten dhe shëndetin e tyre, ndërsa për cdo rast të shqetësimeve ai tha se duhet të tregojmë maturi.Veliaj është shprehur se Tirana është një mundësi shumë e mirë  për këdo që ka zgjedhur të studiojë këtu, ndërsa ka bërë apel që të frekuentohet të gjithë ambientet që ofron kryeqyteti për të kaluar momente ndryshe  dhe për t’ju larguar rutinës së përditshme.

"Unë  jam i gatshëm që të vendos një bast se asnjëri nga ju nuk do të kthehet në vendin nga keni ardhur, por pas katër vitesh Tirana do të jetë  qyteti  i dytë i juaj. Tirana është jep shumë mundësi për të gjithë studentët  ngado që vijnë nga të gjithë zonat e Shqipërisë.Mos keni turp për shëndetin tuaj, ne këtu nuk kemi turp, nëse na dhemb dicka ne tregojmë.Prezantimi I një libër Guide  për kryeqytetin, kemi bibliotekën  dhe më thoni ju një histori suksesi të secilit prej jush apo ndonjërit prej nesh, por nëse nuk je dashnor I librit padyshi do të mungojë historia e suksesit.Pastaj Tirana është një vend ku të gjithë mund të  japin kontributin e tyre si vullnetarë, aktualisht kryeqyteti ka një ushtri të madhe  vullnetarësh, është koha për të treguar gjëra të mira dhe nuk është arritje të ankohemi nëse na mungon dicka, por problemi është se si duhet të zgjidhet  dhe jo thjeshtë të qajmë hallet.Tirana është një nga qytetet më të sigurta, në një vit kemi patur vetëm 6 vrasja, në krahasim me vendet e tjera, por ju lutem bëni zgjedhjen"-shprehet Veliaj

"Jam shumë I lumtur se kemi një jetë teatrore dhe kemi shfaqje, e cila na ndihmon të largojmë stresin dhe të harrojmë lodhjen e përditshme.Ne kemi disa qendra rinore, por gjithashtu nuk mund të jemi më të mirë në këtë drejtim dhe cilat janë më të mirat.Në datat 28 dhe 29 nuk do të  ktheheni në shtëpi, por do ta kalojmë këtu në kryeqytet, nëse e keni ndarë mëndjen për të lëvizuar në shtëpitë tuaja, bëjeni në fundjavën tjetër por jo në 29 apo në 29 nëntor"- përfundon kreu i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.



Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni turin e Ramës me diasporën?



×

Lajmi i fundit

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'

Egnatia mundi Partizanin me '12 futbollistë'