Nga çelja e Vitit Akademik 2025 -2026 të Kolegjit të Europës, kryeministri Edi Rama reagoi ndaj deklaratës së Sekretares së Brendshme të Britanisë, Shabana Mahmood e cila së fundmi njoftoi publikisht dëbimin nga vendi të rreth 700 familje shqiptare që jetojnë në strehime, pas refuzimit të kërkesave të tyre për azil.

Sipas kryeministrit, Mahmood po kërkon të fitojë pikë politike. Rama argumentoi se Britani ka një popullsi prej 67 mln banorësh dhe 700 familje shqiptare nuk janë gjë tjetër veç se pëshpërimë statistikore.

Ai kujtoi se që prej vitit 2022, falë bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe britanike, mbërritjet e shqiptarëve në Britani janë ulur ndjeshëm, ndërsa vetë shqiptarët në Britani janë kontribues të drejtëpërdrejt në ekonominë britanike.

“Europa nuk është gjeografi është një zgjedhje. Nuk është një vend, është vendim, vendimi për të zgjedhur bashkëpunimin kundrejt përplasjes. Më lini t’ju përmend një shembull të vogël që thotë shumë. Pak dirë më parë sekretarja e Brendshme Britanisë përmënoj 700 familje shqiptare që jetojnë në financime pas refuzimit të lejeve të tyre për azil. 700 familje në një vend prej 67 mln njerëz, një pëshpërimë statistikore e fryrë në një sirenë politike.

Pse po e përmend, jo për tu ankuar, apo ngatërruar BE me të divorcuarën kaq të hedhur. Kur një ministër europian edhe pas Brexit që mund edhe ta kuptojmë, se ka traumë, zgjedh të bashkojë një bashkësi të vogël për të fituar pikë politike. Frika flet më shumë se faktet. Ende vijon të gjejë një audiencë. Mbërritjet e parregullta nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar thuajse janë zhdukur. Shqiptarët janë kontribuues neto në Britaninë e Madhe. Shqiptarët që marrin përfitime nga MB është i papërfillshëm në krahasim me popullsitë e tjera', tha ai.

Rama tha se Shqipëria është një pikë horizonti midis asaj që Evropa është dhe asaj që ende duhet të bëhet. Gjatë fjalës së tij para studentëve të vitit të ri akademik 2025-2026 të Kolegjit të Evropës, Rama tha se këtu brezat e rinj mësojnë si mendon Evropa, si debaton dhe si transformon shoqëritë.

“Ende nuk kemi kampusin e ri dhe të bukur gati për ju, por ne jemi një pikë horizonti midis asaj që Evropa është dhe asaj se si ende duhet të bëhet. Ju jeni këtu për të mësuar se si mendon Evropa, si debaton dhe si transformon ajo. Ëndrra evropiane është ende prezente dhe e paprekur nga zhurma e përditshme e botës. Evropa nuk është një vend, por një vendim; një zgjedhje dhe bashkëpunim përkundrejt përplasjes, ligji përkundrejt forcës dhe dialogu përkundrejt britmave”, tha Rama.

Rama paralajmëroi se frika dhe stereotipet mund të dobësojnë procesin e zgjerimit dhe Evropën, ndërsa një Evropë e bashkuar e bënë atë më të fortë dhe të sigurt në një botë që po ndryshon me shpejtësi.

'Nëse Shqipëria beson thellësisht te projekti evropian, është sepse ne e dimë nga çfarë të mbron Evropa. Ne ishim diktatura e fundit në Evropë dhe ndjemë të gjithë peshën mizore të izolimit. Por sot është një botë tjetër. Atëherë vota nuk ishte e ndërlidhur si tani dhe kur ne ishim të shkëputur nga gjithë organizmi evropian, ai nuk reagonte. Sot kjo është e pamundur. Ja pse, kur zgjerimi mbetet në vend, nuk shohim vetëm një vonesë politike, por një paralajmërim.

Ribashkimi mbron Europën nga vetja, një Europë e përçarë është më e lehtë për tu manipuluar, ndërsa e bashkuar është e pamundur që të përçahet. Ne nuk kërkojmë asnjë privilegj, por nderin që t'i shërbejmë Europës që Europa t'i shërbejë paqes', tha Rama.

Rektorja e Kolegjit të Evropës në Tiranë Federica Mogherini, nënvizoi se procesi i zgjerimit të BE-së kërkon përmbushjen e tre kushteve kryesore. Ajo theksoi se kjo valë e re e zgjerimit të BE-së është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik të Evropës.

“Ne jemi së bashku për ta bërë integrimin sukses dhe zgjerimin e Evropës realitet. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen tre kushte: së pari, vullneti politik në vendet kandidate; së dyti, vullneti politik brenda vendeve anëtare të BE-së; dhe së treti, kapacitetet institucionale dhe teknike për të çuar përpara këto reforma madhore. Kjo valë e zgjerimit do të sjellë më shumë siguri dhe stabilitet gjeopolitik. Kur yjet vijëzohen siç duhet një gjë është e veçantë, kjo është fuqia që ka dija”, tha Mogherini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:34
Viti akademik 2025 -2026 i Kolegjit të Evropës në Tiranë, Mogherini: Forcojmë kapacitetet për zgjerimin e BE

 

Kolegji i Evropës në Tiranë ka hapur vitin e dytë akademik 2025-2026. Rektorja e këtij institucioni Federica Mogherini, theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së këtij institucioni në Shqipëri, si një investim i drejtpërdrejtë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe përgatitjen e diplomatëve të rinj evropianë.

Mogherini nënvizoi se procesi i zgjerimit të BE-së kërkon përmbushjen e tre kushteve kryesore, vullnetin politik të vendeve kandidate, vullnetin politik të vendeve anëtare, si edhe kapacitetet institucionale dhe teknike për reformat madhore.

Ajo theksoi se kjo valë e re e zgjerimit të BE-së është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik të Evropës.

“Ne jemi së bashku për ta bërë integrimin sukses dhe zgjerimin e Evropës realitet. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen tre kushte: së pari, vullneti politik në vendet kandidate; së dyti, vullneti politik brenda vendeve anëtare të BE-së; dhe së treti, kapacitetet institucionale dhe teknike për të çuar përpara këto reforma madhore. Kolegji i Evropës kontribuon në forcimin e vullnetit politik të gjithë rajonit. Po ashtu, vullneti politik i shteteve anëtare është një nga arsyet pse ne jemi këtu, sepse kemi studentë nga këto vende. Ju do të jeni diplomatët e së ardhmes, do të njihni rajonin dhe do të kuptoni procesin e zgjerimit të BE-së. Ndërkohë, ne përqendrohemi tek fuqizimi i kapaciteteve. Këtu mbledhim profesionistë për të studiuar, për të bashkëpunuar dhe për të kuptuar nga afër se si ndodh procesi i integrimit dhe transformimit të vendeve. Kjo valë e zgjerimit do të sjellë më shumë siguri dhe stabilitet gjeopolitik. Kur yjet vijëzohen siç duhet një gjë është e veçantë, kjo është fuqia që ka dija”, tha Mogherini.

Ndër të tjera, Mogherini tha se programi ka pritur 41 studentë, të përzgjedhur nga 196 aplikantë, si edhe studentë nga 24 kombësi, shumica nga vendet anëtare të BE-së.

“Ky është viti i dytë që kemi në Tiranë Kolegjin e Evropës, i cili është ende në fazën e parë dhe transformuese për këtë institucion. Sivjet kemi 41 studentë të përzgjedhur pas një procesi të gjatë nga 196 aplikues. 52% janë femra dhe 48% meshkuj, çka përputhet edhe me balancën gjinore që karakterizon Shqipërinë. Studentët vijnë nga 24 kombësi. Sa herë e theksojmë se Kolegji i Evropës në Tiranë është evropian, jo vetëm shqiptar apo rajonal, kjo reflektohet në përbërjen e tij. Ideja pse erdhëm në Tiranë ishte pikërisht që të sillnim studentë jo vetëm nga rajoni, por edhe nga më larg. Dy të tretat e studentëve vijnë nga shtete anëtare të BE-së, dhe kombësia franceze këtë vit është veçanërisht i pranishëm. Ky diversitet na shërben për shumë arsye”, tha ajo.