Viti i Mëshirës:Papa Françesku për
abortin: Falje për mjekët dhe nënat

Viti i Mëshirës:Papa Françesku për<br />abortin: Falje për mjekët dhe nënat
Ati i Shenjtë ka përmbyllur dje nga Vatikani Jubileun duke përsëritur  edhe një herë  rëndësinë që mëshira duhet të ketë në jetën e secilit.

Dhe vetëm 24 orë nga  përfundimi i  Vitit të  Shenjtë i jashtëzakonshëm i mëshirës, shpallur nga Papa më 8 dhjetorin e kaluar,bëhet publike edhe letra apostilike e Mëshirës.

Konkretisht  ndër të tjera në të thuhet  se bëhet e përheshme mundësia  që priftërinjtë  të shfajësojnë ata persona që kanë bërë një abort apo mjekët që asisitojnë .
Më tej nënvizohet se do të përcaktohet edhe dita botërore e të varfërve ,pasi edhe jubileu këtë vit i është kushtuar personave të përjashtuar nga shoqëria.

Por çfarë ndryshon për çështjen e abortit?

Të gjitha nënat që kanë abortuar apo dhe mjekët do të kenë mundësinë t'u bashkohen takimeve kishtare pa asnjë pengesë.  Deri më tani ata ishin të përjashtuar automatikisht ,hyrja mund të realizohej vetëm në sajë miratimit të një peshkopi apo të një të deleguari.

Por sot Ati i Shenjtë përsërit: “ Aborti është një mëkat i madh sepse i jep fund një jete të pafajshme, por priftërinjve  u kërkohet  të jenë udhëheqës, të mbështesin dhe të shoqërojnë të penduarit në një pajtim të veçantë."

Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot