Referuar me një vit më parë kjo është një shifër më e lartë ndërsa rezulton se shumica e të prangosurve i përkasin veprës penale të vjedhjes dhe dhunës në familje.
Sipas të dhënave të siguruara nga Report Tv nga policia e shtetit rezulton se 23 shtetas janë prangosur për vjedhje e dhunë në familje, 3 për krime ndaj jetës dhe personit, 7 persona të cilët kanë qenë në kërkim për krime të mëparshme dhe dy prej tyre për kundërshtim të punonjësve të policisë.
Deri më dt.5 Janar policia e shtetit është në gadishmëri në të gjithë vëndit ndërsa 35 të arrestuarit në datat 1 dhe 2 janar tashmë kanë dalë para gjykatës ku 10 prej tyre janë lënë me masën e sigurisë hetim në gjendje të lirë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
