Viti i Ri 2020 festohet në mbarë botën, nga ishujt Samoa në Oqeanin Paqësor e deri në New York

Fillimi i një viti të ri gjithmonë sjell me vete pak melankoli për atë që po lamë pas, dhe në të njëjtën kohë mbush zemrat tona me shpresë për atë që do të vijë. Në këtë kuptim, festa e Vitit të Ri është një nga më të rëndësishmet festa në mbarë botën. Pavarësisht nëse viti i ri në vende të ndryshme të Planetit vjen në mesditë, mesnatë apo në agim, sot është dita për të uruar: GEZUAR VITIN E RI 2020!

Troket Viti i Ri në ishujt Samoa dhe Kiribati si dhe në Auckland në Zelandën e Re

Duke marrë kohën në zonën tonë si referencë, banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati si dhe Auckland në Zelandën e Re kanë pritur mbërritjen e Vitit 2020. 

Ndërsa ne ishim ende të zhytur në përgatitjen e darkës së Vitit të Ri, në mesditë me orën tonë, për banorët e Paqësorit ishte koha për të ngritur një dolli për ardhjen e vitit të ri.

Me temperatura të buta vere, qielli i qytetit Auckland u lye me drita dhe ngjyra që ndriçuan rrokaqiejt

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:47
Europë, festimet dhe fishekzjarret përshëndetën trokitjen e Vitit të Ri 2020 (VIDEO)

Nga Athina në Moskë, nga Berlini në Edinburgh, Europa festoi ardhjen e vitit të ri me fishekzjarret tradicionale. Në Paris rreth ‘Arc de Triomphe’, një turmë e madhe, më shumë turistë sesa nga parisienë, pritën mesnatën dhe lojërat imponuese të fishekzjarrëve.

Në kryeqytetin gjerman Berlin, tetë minuta efekte piroteknike në Portën e Brandenburgut lajmëruan mbërritjen e Vitit të Ri.

Moska festoi vitin 2020 me fishekzjarre në Kremlin dhe Sheshin e Kuq si dhe me turneun tradicional me varka në lumë.

Festime pati edhe në Zagreb kur sot Kroacia merr Presidencën e Bashkimit Evropian.

Festime mes mjegullës pati në Hagë dhe Roterdam, në një kohë kur sot ndryshon edhe emri zyrtar i shtetit, tani e tutje Holanda do të quhet Vendet e Ulëta

Goditjet e ‘Big Benit’ në Londër shënuan ardhjen e Vitit të Ri, vit i cili do të nis i shqetësuar me Brexit, shkëputjen e Britanisë së madhe nga BE.

Ndërsa lindja e parë e diellit mbërriti në Europë, festa nisi përtej Atlantikut. Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut e priti vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në Times Square, me topin gjigant që binte ngadalë. Këtë vit, tema e ceremonisë i ishte dedikuar ndryshimeve të klimës dhe nderimit të shkencëtarëve që luftojnë kundër ngrohjes globale.

Ora 11:07
New York-u feston mbërritjen e Vitit të Ri 2020 në 'Times Square' (VIDEO)

Në SHBA, qyteti i Nju Jorkut e priti vitin e ri duke numëruar mbrapsht, në 'Times Square', me topin gjigant që binte ngadalë.

Këtë vit, tema e ceremonisë i ishte dedikuar ndryshimeve të klimës dhe nderimit të shkencëtarëve që luftojnë kundër ngrohjes globale.

Duke marrë kohën në zonën tonë si referencë, banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati ishin të parët që festuan ardhjen e vitit 2020.

Ndërsa ne ishim ende të zhytur në përgatitjen e darkës së Vitit të Ri, në mesditë me orën tonë, për banorët e Paqësorit ishte koha për të ngritur një dolli për ardhjen e vitit të ri.

Pas tyre, mbërritja e Vitit të Ri u festua në Auckland në Zelandën e Re. Mijëra neozelandezë dhe turistë të huaj u mblodhën për të shijuar atmosferën e festivalit tradicional të fishekzjarrëve të kombinuar edhe me projeksionet me lazer në kullën “Sky Tower” 328 metra të lartë.

Por më madhështori nga të gjithë ishte spektakli piroteknik i orës 14:00 në Sidnei, në Australi, edhe pse këtë radhë, natyra i ka tradhtuar kremtuesit me vatrat e shumta të zjarrit ndezur në pyjet e mëdha të pjesës juglindore të vendit. Qyteti tërhoqi miliona vizitorë për të parë fishekzjarret spektakolare që formojnë sfondin e Operës imponuese.

Festime madhështore u zhvilluan në Japoni, Korenë e Veriut, Tajlandë, Indi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusi, Angli, Brazil,por edhe në Hawaii, vendi i fundit që do të festojë ndërrimin e viteve.

Ora 16:34
Viti 2020 troket në Tokio dhe Singapor, festa vazhdoi në orët në vijim në mbarë globin

Katër orë pas Auckand, dje në Tokio banorët përshëndetën vitin e ri me fishekzjarre dhe festimeve të ndryshme.

Pothuajse në të njëjtën kohë edhe qielli i Singaporit u ndriçua nga dritat dhe ngjyrat.

Festa vazhdoi në orët në vijim në mbarë globin, në Japoni, Korenë e Veriut, Tajlandë, Indi, Emiratet e Bashkuara Arabe, Rusi, Angli, Brazil,por edhe në Hawaii, vendi i fundit që festoi sot ndërrimin e viteve.

Ora 14:38
Sidnei pret Vitin e Ri me fishekzjarret tradicionale

Në orën 14:00 me orën tonë, dje Sidnei nisi festimet e Vitit të Ri me fishekzjarret tradicionale.

Qyteti tërhoqi miliona vizitorë për të parë fishekzjarret spektakolare që formojnë sfondin e Operës imponuese.

Duke marrë kohën në zonën tonë si referencë, banorët e ishujve Samoa dhe Kiribati ishin të parët që festuan ardhjen e vitit 2020.

Ndërsa ne ishim ende të zhytur në përgatitjen e darkës së Vitit të Ri, në mesditë me orën tonë, për banorët e Paqësorit ishte koha për të ngritur një dolli për ardhjen e vitit të ri.

Auckland në Zelandën e re me temperatura të buta vere, ishte gjithashtu një nga qytetet e para që festoi vitin e ri. Qielli i qytetit u lye me drita dhe ngjyra që ndriçuan rrokaqiejt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja