Viti i Ri 2021-i/Mesazhi i dirigjentit të Filarmonisë së Vjenës për politikanët: Vlerësojeni kulturën

Riccardo Muti gjate ririgjimit te koncertit

Drejtuesi i Orkestrës së Filarmonisë së Vjenës Riccardo Muti teksa përshkruan ndjesitë e artistëve, të cilët si rrallëherë për Vitin e Ri luajtën pa publik, bën apel që guvernatorët, presidentët dhe ministrat në të gjithë botën t’i japin rëndësinë e duhur  muzikës, që në të ardhmen të ndërtohen shoqëri më të mira.

Mesazhi i plotë

Po e luajmë këtë koncert të Vitit të Ri në një situatë të pazakontë.
E dimë se po luajmë para shumë medieve në të gjithë botën. Praktikisht në më shumë se 90 vende të ndryshme. Por, është shumë e çuditshme për ne që të luajmë në këtë ndërtesë të bukur historike, plotësisht të zbrazur.

Orkestra ka luajtur mrekullueshëm, jo vetëm sepse artistët duan që të ndajnë me ju mesazhin e  muzikës, por edhe sepse gjithmonë Filarmonia e Vjenës ka qenë e rrethuar nga shpirtrat e Johannes Brahms-it, Joseph Anton Bruckner-it dhe  Gustav Mahler-it, të cilët si shumë interpretues dhe kompozitorë të tjerë kanë bërë histori në këtë ndërtesë.

Disa fjalë edhe për faktin se të gjithë kemi kaluar një vit shumë të vështirë.

Në fakt, një vit i tmerrshëm, i tmerrshmi Vit, siç do ta thosha në latinisht. Por, përsëri ne jemi këtu, sepse besojmë në mesazhin e muzikës.

Muzikantët kanë në krah lule, që nuk thahen. Ne sjellim gëzim, shpresë, paqe, vëllazëri, dashuri në kuptimin e plotë të fjalës.

Kështu që muzika është e rëndësishme, jo sepse është argëtim. pasi në shumë vende shpesh vëmë re, që muzika konsiderohet si argëtim.

Muzika nuk është vetëm një profesion, por është një mision. Cila është arsyeja pse e bëjmë këtë punë?

Për të krijuar një shoqëri më të mirë. Për të reflektuar brezat e rinj, të cilët për një vit të tërë janë privuar nga mendimi i thellë, ne duhet të përqendrohemi veçanërisht, duke menduar për shëndetin.

Gjëja e parë, më e rëndësishmja është shëndeti, por dhe shëndeti mendor. Muzika e ndihmon atë.

Për këtë arsye mesazhi im për guvernatorët, presidentët dhe kryeministrat kudo në botë është: Vlerësojeni gjithmonë kulturën, si një nga elementët kryesorë për të ndërtuar një shoqëri më të mirë në të ardhmen.

Me këtë mesazh, tani do të luajmë të famshmen "Danubi blu" dhe shpresoj që në valët e kësaj muzike të bukur, plot gëzim, trishtim, jetë dhe vdekje, ne të mund të shpresojmë për një vit më të mirë.

Për këtë arsye, unë u kërkoj kolegëve të mi këtu që të na urojnë një Vit të Ri në gjuhën e tyre të bukur.

Filarmonia e Vjenës: Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri. Faleminderit!

 

v.d./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    “Pol i tretë?!” A duhet që 20 partitë e reja të bashkohen kundër PS, PD, LSI?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Meta jep mesazhin: Duhet ndalur largimi i trurit nga Shqipëria, rinia ka nevojë për shpresë dhe besim