I mësuar me deklarata dhe akuza politike në adresë të tij, Kryeministri Berisha duket se gati-gati është mërzitur nga heshtja e politikës dhe mungesa në treg e të përdishmeve shqiptare në këto ditë të ndërrimit të viteve. Nga faqja e tij në FCB Kryeministri arrin deri aty sa të falënderojë dy herë mediat elektronike pasi, siç shkruan ai, “po të ishte për gazetat do të ndjeheshim si në ishullin e Robinson Kruzo”. “Zoti i ruajt gazetat tona nga Viti i Ri” – ironizon Berisha që nuk harron t’u urojë gazetarëve gëzuar.
Rrëfenja tjetër e Kryeministrit në Facebook i dedikohet Ramës dhe opozitës. Pavarësisht nga dita e bukur që ngjante si një pranverë në dimër, shkruan Berisha, “hapa dritaren dhe gjatë gjithë ditës nuk u dëgjua as edhe një ciu-ciu”. Referimi i qartë është për reagimet e liderit të Partisë Socialiste që shpesh replikon ndaj Kryeministrit nga profili i tij në Twitter. “Opozita po fle”, i kanë shpjeguar këshilltarët shefit të Qeverisë, që uron: “Gjumë të ëmbël dhe gëzuar Vitin e Ri opozitë. Veçse kur të zgjohesh nga avujt e ahengut dhe kumbarit mos bërtit se fajin për letargjinë e zgjatur e ka Saliu”.
Kryeministrit dhe stafit të tij ndoshta i kanë shpëtuar akuzat që Erjon Braçe kishte lëshuar vetëm pak orë më parë, gjithnjë në Facebook. Sipas deputetit socialist të Beratit, Sali Berisha nuk u jep dot “dum” krizave pasi është i kapur, mori hisen e tij kur shiti rrjetin kombëtar të energjisë elektrike dhe tani nuk vendos dot për CEZ Shpërndarje.
Braçe vazhdon më tej duke pohuar se Berisha nuk zgjidh dot as krizën e turpshme të privatizimit të Albpetrol, gjithnjë për të njëjtin motiv, sepse është i kapur, ndërsa pasuria më e madhe e shqiptarëve mbetet peng i një matrapazi banal, shkruan deputeti socialist në profilin e tij në Facebook.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com