Viti i Ri, çifti i të moshuarve
gjendet i djegur në banesë
FOTO- Banesa ne flakë

Viti i Ri, çifti i të moshuarve<br />gjendet i djegur në banesë<br />FOTO- Banesa ne flakë
GJIROKASTER -Një çift të moshuarish humbën tragjikisht jetën natën e ndërrimit të viteve. Banesa në të cilën jetonte çifti Sotir dhe Angjelina Stoja është djegur plotësisht. Ngjarja është shënuar në fshatin Dhoksat të Komunës Lunxhëri të rrethit Gjirokastër.

ZJARRI
Rreth orës  23.30 , në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër kishte ardhur një telefonatë se në fshatin Dhokast po digjet një banesë dhe mendohet se brenda banesës ishin një çift të moshurarish. Menjëherë janë nisur dy patrulla të përgjithshme të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ,dy automjete të Reparit Zjarrfikës si dhe një ambulancë e Spitalit Rajonal Gjirokastër, për t'i dhënë ndihmën ciftit Stoja, por ka qenë tepër vonë. Komshinjtë kishin treguar se çifti i të moshuarve mund të ndodheshin brenda në banesë.

Sipas policisë banesa është  përfshirë nga flakët tërësisht brenda 5 minutave pasi ishte e vjetër me çati druri dhe në bodrum kishte barë dhe materiale të tjera drusore, brenda. Trupat e të moshuarve, 80 dhe 75 vjeç janë gjetur të djegur në banesë.
"Forcat Zjarrfikëse si dhe të Policisë kanë kontrolluar nën rrënoja dhe flakë deri sa rreth orës 00.20 minuta të datës 01.01.2012, në dhomën ku qëndronin përherë , janë konstatur skeletet e dy shtetasëve , pasi ishin djegur plotësisht ."-  deklaron policia.

SHKENDIJA ELEKTRIKE
Grupi hetimor , si dhe eksperti Mjeko Ligjor , nga kqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se shkaku i zjarrit kishte ardhur nga një shkëndijë elektrike tek kaloriferi të cilin e kishin lënë ndezur. Për shkak të amortizimit të madh të banesës dhe instalimeve elektrike zjarri është përhapur menjëherë në të gjithë banesën, dhe çifit i moshur e ka pasur të pamundur të dilte nga banesa.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza