Viti i ri Kinez, kryebashkiaku Veliaj zbulon disa nga surprizat që i presin qytetarët e Tiranës

Viti i ri Kinez, kryebashkiaku Veliaj zbulon disa nga surprizat që i presin qytetarët e Tiranës

Përgatitjet për festimet e Vitit të Ri kinez në Tiranë

Në prag të festës së viti të ri kinez, arti dhe kultura e këtij vendi kanë zbritur në Tiranë. Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakteristike të kulturës kineze të cilat kanë surprizuar jo pak qytetarët e shumtë që kanë shfrytëzuar mundësinë për të bërë një foto.

Bashkia e Tiranës në bashkëpunim edhe me Ambasadën kineze kanë menduar për të sjellë një atmosferë fantastike në shesh, ndërsa nuk do të mungojë spektakli me drita dhe me muzikë karakteristike kineze.

Viti i ri kinez do të festohet në 1 shkurt. Kalendari tradicional kinez, është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit.

Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrenspondon me hënën e plotë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë