Viti i Ri kinez takon në data të ndryshme çdo vit, pasi bazohet në kalendarin hënor. Dita e Vitit të Ri kinez, normalisht bie nga data 21 janar deri me 20 shkurt.
Sipas ciklit kinez 12-vjeçar të zodiakut të kafshëve, viti kinez që fillon në 2018 është viti i Qenit. Çdo vit zodiak kinez fillon në ditën e Vitit të Ri.
Të lindurit në vitet 1958, 1970, 1982, 1994, 2006 dhe 2018 i përkasin vitit të Qenit. Viti i qenit 2018 besohet të jetë i pafat për njerëzit që kanë lindur në vitet e mëparshme të Qenit.
Sipas astrologjisë aziatike, viti juaj i lindjes dhe kafsha që ky vit përfaqëson, përcakton disa tipare të personalitetit tuaj. Çdokush i lindur në një vit të Qenit është i komunikueshëm, serioz dhe i përgjegjshëm në detyrat që ndërmerr.
Festimet shumëngjyrëshe që bëhën në Kinë për vitin e ri, njihen gjithashtu si "Festivali i Pranverës". Në Kinën Kontinentale moderne, kjo është festa më e rëndësishme tradicionale që festohet në kalendarin kinez të lunisolarëve. Ky kalendar i përket sistemit kalendarik gregorian, hënor-diellor.
Festivali publik i festës së pranverës fillon në ditën e Vitit të Ri kinez dhe zgjat 7 ditë.
d.gj/ Shqiptarja.com





