Në axhendën e fillimit të vitit 2012, Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vizitoi në orët ë para te së dielës, anëtarët e Policisë së Kosovës, në detyrë, në vendkalimin kufitar në Merdar, në kufi me Serbinë.
Po kështu ajo takoi dhe nënën që lindi fëmijën e parë të vitit 2012 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Bukurije Ramën, 32 vjeçe, si dhe i uroi asaj për fëmijën e lindur, Enea, duke i dëshiruar jetë të gjatë dhe të lumtur. Vajza, e pagëzuar Enea është në gjendje të mirë shëndetësore, sikurse e edhe e ëma e saj.
Jahjaga përgëzoi mjekët dhe personelin tjetër në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, si dhe në të gjitha klinikat e tjera, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre për të ndihmuar të gjithë ata që kanë nevojë.
