Auckland- Qytetarët në Zelandën e Re janë të parët në botë që pritën Vitin e Ri mes fishekzjarresh dhe trokitjesh të gotave. Një spektakël fishekzjarresh në kryeqytetin Aukland është transmetuar direkt nga ekranet në mbarë botën. Por moti i keq ka bërë që shumë aktivitete të planifikuara për tu zhvilluar jashtë të anuloheshin.

Në orën 14.00 Viti i Ri trokiti  në Sidney të Australisë, me një spektakël fishekzjarresh disa miliona euroshe. Një shfaqje e rrallë kjo dhe e ndjekur në të gjithë botën.
 Më pas festimet do të jenë në Tokio të Japonisë në orën 16:00, në 17:00 festimet në Hong Kong, Kinë në orën 21: 00 në Dubai, dhe më pas në orën 24:00 në Berlin, Tiranë, Romë, dhe në kryeqytete të tjera në mbarë botën.

Wellingon- Moti i keq ka shuar festimet për ardhjen e Vitit të Ri në Zelandën e Re. Shkak u bë shiu i cili ka rënë në pjesë të ndryshme të Wellington si dhe në dy ishuj të tjerë në veri të vendit. Këshilli i qytetit të Wellingtonit ka anulluar shfaqen e përgatitur me fishkezjarre si dhe dy koncerte të hapura.Gjithashtu një koncert tjetër në Tauranga beach nuk do të zhvillohet më për shkak të erërave të forta. Auckland-i kërcënohej nga vetëtimat kështu që edhe në këtë vend u anullua shfaqja e fishekzjarreve në Sky Tower, ndërtesën më të lartë. Megjithatë moti u përmirësua për të vazhduar festimet në vende të tjera si Christchurch, ku ende ndihej frika e banorëve pas disa tërmetesh të ndodhura përpara Kritshtlindjeve.