“Ne nuk kemi mundësi. Është një vit tepër i veçantë. Bëmë rritjen e pesionit përgjatë vitit, ndërsa në disa vende të tjera janë bërë ulje. Ne nuk patëm të tilla. Bëmë rritjen e pagave e pensioneve. Kështu që ato shpërblimet që kemi dhënë herë pas herë nuk do të jenë për këtë vit. “ – tha sot ministri i Financave.
Ai shtoi se me amnistinë fiskale nuk u arritën synimet dhe bëri me faj qëndrimin e opozitës. “Amnistia fiskale nuk u propagandua si duhej dhe nuk u arriten synimet. Kundërshtimi i opozitës solli dështimin.” Nënvizoi Bode.