Viti i ri shkollor, Lulzim Basha:
Urime nxënësve dhe mësuesve

Viti i ri shkollor, Lulzim Basha:<br />Urime nxënësve dhe mësuesve
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.
 
Lideri demokrat uron edhe mësuesit, të cilët i konsideron punëtorë të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit.
 
“Urime nxënësve në fillimin e një tjetër viti që do t’i bëjë më të ditur, më të mirë dhe do t’u hapë dyer të reja.
 
Urime prindërve në rrugën e përmbushjes së ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre.
 
Urime mësuesve, punëtorëve të palodhur për përparimin e brezit të ri dhe të ardhmen e vendit
” shprehet Basha.
 
Janë rreth 495  mijë nxënës që sot do të nisin mësimin nga të cilët rreth 33 mijë nxënës do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri