Viti i ri shkollor, Mimi Kodheli
uron nxënësit nga Kukësi 

Viti i ri shkollor, Mimi Kodheli<br />uron nxënësit nga Kukësi 
Deputetja e Partisë Socialiste për qarkun e Kukësit Mimi Kodheli ka zgjedhur që ditën e parë të vitit shkollor 2017-2018,  të uroj nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Hamdi Pelivani” në fshatin Orgjost të njësisë administrative Zapod.

Ajo ka uruar të gjithë nxënësit të cilët do të ulen në bankat e shkollës për herë të parë, por edhe ata që janë në vijim të studimeve të tyre.

 “Jam realisht shumë e kënaqur që nga Zapodi i bukur, me tradita t’u uroj fëmijëve kukësianë, hasjanë dhe tropojanë, po pse jo dhe fëmijëve të të gjithë Shqipërisë, një vit shkollor të mbarë. Uroj që ky vit t’ju sjellë më shumë dije, që padyshim vjen me më shumë mund. I uroj edhe të gjithë mësuesve një vit shkollor të mbarë! Sot jam këtu edhe për të sjellë për të ndarë mjete mësimore libra, fletore të cilat janë thjesht dhe vetëm një dhuratë e disa miqve nga Tirana, të cilët mendojnë se duke sjellë këtu këtë bazë materiale arsimore, do të mund të ndihmojë sa më shumë në mbarëvajtjen mësimore për të gjithë ju,” u shpreh Mimi Kodheli.

Nxënësve po ashtu iu shpërndanë libra në shqip dhe anglisht si dhe mjete të tjera mësimore,

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri