Ministrja e Arsimit Besa Shahini, ka deklaruar se vendimi për skenarin e fillimit të ri të shkollës do të vendoset nga Task-Forca për Koronavirusin në varësi të ecurisë së pandemisë.
Nëpërmjet një video-mesazhi Shahini është shprehur se "në momentin e parë që të kemi një orientim nga Task-Forca për Koronavirusin se në çfarë forme do të mund të fillojë ky vit shkollor, ne do t’i bëjmë të gjithë konsultimet e nevojshme me këshillat e prindërve, me sindikatat dhe parlamentin e nxënësve dhe do t’ju informojmë çdo ditë për vendimmarrjen, si dhe për mënyrën se si do të zbatohet plani ynë për fillimin e vitit të ri shkollor”.
"Ne, stafi i MASR, agjencitë tona vartëse, disa nga drejtorët e shkollave, disa nga mësuesit, jemi duke bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Në korrik, kemi ndërtuar edhe një draft-udhëzues me skenarë të mundshëm për fillimin e vitit të ri shkollor duke synuar gjithmonë që të kthehemi në bankat shkollore. Por, nëse këtë, do ta bëjmë me orar të plotë, me orar të pjesshëm apo duke e kombinuar edhe me mësim në kushte shtëpie, këtë vendim e merr Task-Forca për Koronavirusin kur të jemi më afër datës së fillimit të vitit të ri shkollor në varësi të situatës me përhapjen e koronavirusit të ri”, është shprehur Znj. Shahini.
Më tej ajo ka thënë se mësimi në kushte shtëpie është i vështirë, por është i domosdoshëm kur shkollat nuk mund të hapen dot. Ajo u ka bërë thirrje nxënësve dhe mësuesve që të respektojnë rregullat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
“Dhe kjo është e rëndësishme, sepse ju kam dëgjuar me shumë kujdes: shumica e nxënësve, prindërve dhe mësuesve duan të kthehen në shkollë. Mësimi në kushte shtëpie është i vështirë. Është i domosdoshëm kur nuk mund të kthehemi në shkollë, mirëpo është i vështirë. Ndaj, ju lutem, të ruani distancën, mbani maskat dhe higjienën në mënyrë që të rrisim shanset për t’u kthyer në bankat shkollore”, tha Ministrja Shahini.
Po si nuk ju q*u robt serbi po na i boni dhurat neve ne per instutucionet shqiptare po ska pas faj ai qe ju q*u robt zhduku fare rrac e ndyr klysha e sorosit ik boj noj g*jore plakut soros pler femer na ke car k*rin ke prish sistemin arsimor flliqesir
Përgjigjupara se te merrni vendim per fillimin e vitit te ri shkollor jam i mendimit se duhet te merret dhe mendimi i strategeve te leshelise Kejdi dhembcakalles me shkolle te mesme se i njeh mire shume problemet e arsimit dhe Nora
PërgjigjuPo si te mos hapen shkollat? Po pse nuk mbyllni beach bar nga Velipoja deri ne Sarande ku behet nami!! Te mjeret ne ku po rrisim femije. Politikane shushunja! Greqia hap shkollat, Italia hap shkollat- ju merrni për shembull Turqine e sulltanit- normal se dhe ne sulltan kemi dhe ju haremi i tij.
Përgjigju