FIER- 148 shkolla në Fieri, Patos dhe Roskovec po bëhen gati për të pritur nxënësit dhe fëmijët këtë sezon të ri shkollor. Për shkak të pandemisë COVID-19, në qytete mësimi do të zhvillohet me një dhe dy turne, ndërsa në fshatra do të funksionojnë kryesisht me një turn. Mësim me dy turne do të zhvillohet në 17 shkolla në Fier, 6 shkolla në Patos dhe në 5 shkolla në Roskovec. Kurse orët mësimore në shkollat me turne do të jenë 30 minuta.
“Në të gjithë shkollat e qarkut fier po punohet për punimin e procesit mësimor. Në 158 shkolla po punohet intensivisht për marrjen e masave dhe sigurimin e të gjitha protokolleve të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë. Për vitin shkollor 2020-2021 janë regjistruar 33 mijë e 345 nxënës për të cilët po punohet për për sigurimin e kushteve në shkolla”, tha Drejtoresha e arsimit rajonal Fier, Brunilda Dhamo
Paralelisht me përgatitjen e godinave vijon edhe shpërndarja e teksteve, të cilat sipas prindërve janë mjaft të shtrenjta.
“Jam pa punë. Më thoni ju ku të vete. I mora borxh vetëm mos ta lija pa shkollë”, tha një prindër.
Kontrolli i nxënësve për maskat do të kryhet nga vetë shkolla, nëpërmjet mësuesve kujdestarë. Për arsye të ndarjes së klasave për ruajtjen distancimit fizik sipas protokolleve të Ministrisë së Shëndetësisë ka kërkesa për shtesë personeli në Patos. Ndërsa gjimnazistët e shkollës “Kutbi Vruzhaj” në Levan e cila është në rikonstruksion, do të transferohen në godinën e gjimnazit “Janaq Kilica” Fier.