TIRANË- Ministrja e Arsimi, Besa Shahini ka shpërndarë video sensibilizuese pak ditë para nisjes së vitit të ri shkollor, duke dhënë mesazh për të gjithë nxënësit. Ajo ka theksuar se është shumë i rëndësishëm kujdesi për higjienën, pasi mbron prekjen nga COVID-i në radhë të parë ata e më pas mësuesit e familjarët kur të shkojnë në shtëpi.
"Kujdesi për higjienën në shkollë, mbajtja e maskës, larja e duarve pas çdo veprimi dhe zbatimi i të gjitha rregullave të higjienës, ju mbron juve, mësuesit dhe më pas familjarët tuaj kur të shkoni në shtëpi", ka shkruar Shahini.
Kujtojmë se vitit i ri shkollor do të nisë më 14 shtator nën masa anti-covid për të parandaluar përhapjen e pandemisë.