Viti i ri shkollor/ Shahini në Durrës: Të mbrohet shëndeti i shokëve, mësuesve dhe familjarëve

Viti i ri shkollor/ Shahini në Durrës: Të mbrohet shëndeti i shokëve, mësuesve dhe familjarëve

Besa Shahini me mësuesit dhe nxënësit në Durrës

Pak ditë kanë mbetur për fillimin e vitit të ri shkollor për të gjithë nxënësit, të cilët do të përballen me rregulla të rrepta për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Ministrja e Arsimit,  Besa Shahini u takua ditën e sotme me nxënës të Durrësit duke përmendur një se është shumë e rëndësishme përmbushja e të gjitha rregullave anti-covid. Përveç se përballjen me rregullat e rrepta anti-covid, nxënësit e Durrësit do të përballen edhe me mungesën e shkollave për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

"Nxënësit tanë, përtej sfidave të përbashkëta që paraqet kjo periudhë e pazakontë, mezi presin të rikthehen në bankat e shkollës me vetëdije të plotë se respektimi i rregullave dhe protokollove të kujdesit shëndetësor janë mbi të gjitha mbrojtje e shëndetit të vetë atyre, shoqeve e shokëve, mësuesve dhe familjarëve të tyre po ashtu. Me nxënës të Durrësit, zonë e prekur nga tërmeti, bashkëbiseduam pikërisht për nisjen sa më mbarë të këtij viti shkollor", shkruan Shahini.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit