Viti i Ri, shtohen masat e
sigurisë në qytetet e mëdha
Siguria është përforcuar në shumë qytete për shkak të sulmit me kamion më 19 dhjetor në në treg Krishtlindjesh në Berlin që shkaktoi vdekjen e 12 vetëve, si edhe sulmeve të tjera në vitin 2016
Qytetet e mëdha në giithë botën po rrisin masat e sigurisë, në prag të grumbullimit të një numri të madh njerëzish për festimet e natës së Vitit të Ri 2017.
Siguria është përforcuar në shumë qytete për shkak të sulmit me kamion më 19 dhjetor në në treg Krishtlindjesh në Berlin që shkaktoi vdekjen e 12 vetëve, si edhe sulmeve të tjera në vitin 2016.
Kryeqyteti gjerman ka vendosur pengesa betoni dhe autoblinda pranë portës tradicionale të Brandenburgut, për të mbrojtur turmat nga automjetet.
Parisi i anulloi fishekzjarret tek Kulla Eifel përsëri këtë vit, por ato do të hidhen në shëtitoren Champs-Elysees ku janë shtuar masat e sigurisë me ushtarë të armatosur dhe pengesa trafiku.
Në qendër të Londrës, policia e armatosur do të dislokohet për herë të parë në trenat e metrosë. Disa oficerë të armatosur e kanë mbrojtur sistemin e metrosë vitet e fundit, por kjo është hera e parë që oficerë me armë do të udhëtojnë në trena me pasagjerë që shkojnë në sheshin Trafalgar dhe në brigjet e lumit Tamiz për të festuar vitin e ri.
Zyrtarët e qytetit të Nju Jorkut kanë vendosur dhjetra kamiona të mbushur me rërë pranë garatçelave në Times Square në Manhattan. Synimi është që ato të jenë si një barrierë mbrojtëse, për mijëra vetët që do të mblidhen për të pare fishekzjarret dhe festimet për Vitin e Ri 2017.
Një ndër festimet e para madhështore për Vitij e Ri do të jetë në Australi, kur 2 mijë oficerë shtesë dhe autobuzë që do të pëdoren si pengesa po mbrojnë Portin e Sidneit, ku bëhet një festë e madhe që e arrin pikën kulmore me fishekzjarret që hidhen nga Ura e famshme e Portit./ZeriAmerikes
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.5%
-
Më keq
44.9%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias
4 Gusht, 07:45
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi
4 Gusht, 07:27
-
Lajme të mira në dashuri... çfarë thonë yjet për ju sot
4 Gusht, 07:14
-
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit
4 Gusht, 07:14
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Burime për Report Tv: 4 autobusë me votues nga Greqia hynë në Qafë Botë
4 Gusht, 06:52
-
Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf
3 Gusht, 22:56
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37