17 janari shënon 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, në aktivitetin e organizuar nga qeveria në Pallatin e Kongreseve, kryeministri Edi Rama u shpreh se heroi ynë kombëtar ka qenë forcë emancipimi dhe evropianizimi. “
Skënderbeu cilësohej si një zotëri në një vend të vogël dhe të varfër, por që kërkoni të mbahej me këmbët e veta. Sot 150 arbëresh kanë ardhur për të kujtuar figurën më të lartë të historisë. Shumë prej tyre vijnë për herë të parë në Shqipëri, pasi po mundohemi që të ngjisim copëzat.
Ne po e mbajmë gjallë figurën e Skënderbeut, jo me imazhe por doket tona. Të gjithë së bashku ne do i presim të gjithë arbëreshët. Skënderbeu ka qenë forcë emancipimi dhe evropianizimi. Për herë të parë përkujtimi i figurës së Skënderbeut, është si një ekspozitë për të zbuluar fakte dhe në njohje të panjohshme të figurës së tij. Në këtë hapësirë në këto ditë ndoshta nuk mund të ekspozohet gjithçka, unë them një shprehje latine ‘ejani dhe shihni’’ tha Rama.
Kryeministri njofton se në nëntor do të zhvillohet në Tiranë Samiti i Diasporës. “Në samitin e diasporës, në nëntor do të sjellë të gjithë bijat dhe bijtë e Skënderbeut kudo që janë” deklaroi ai. Aktiviteti “Tre ditët e Yllit të Mëngjesit” është një kremtim i 550-vjetorit të kalimit në amëshim të Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Një hapësirë në Pallatin e Kongreseve është kthyer në një pikëtakim surprizë për të gjithë ata që do ta vizitojnç gjatë këtyre tre ditëve.
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?
-
Më mirë
43%
-
Njësoj
23.1%
-
Më keq
33.9%
Vota total: 558
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Himara, sallatë greke, apo beteja mes dy Vangjelëve?
1 Gusht, 07:58
-
Dha dorëheqjen pas dhunës të të birit për guroren, vajza e ish-deputetit Rrahman Rraja zgjidhet anëtare e Asamblesë së PS
1 Gusht, 07:45
-
Temperatura deri në 37 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
1 Gusht, 07:23
-
Lajme të mira në dashuri...çfarë thonë yjet për ju sot
1 Gusht, 07:18
-
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit, gati tenderi për projektin 356 milionë euro
1 Gusht, 07:10
-
Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane
31 Korrik, 22:58
-
SHBA/ Shqiptari në Majemi akuzohet se ka ngacmuar një vajzë 10 vjeçare në pishinë
31 Korrik, 22:40
-
'Albulena prita-prita'! Ilir Meta ‘shuan vapën’ në Ujëbardhën e Kurbinit, zhytet në ujë bashkë me disa të rinj (VIDEO)
31 Korrik, 22:34
-
SHBA, thirrje Venezuelës të bëjë sa më shpejt publike të dhënat e plota për zgjedhje
31 Korrik, 22:23
-
'Aktrim i dobët' para miratimit të Reformës Zgjedhore!
31 Korrik, 22:10
-
Mero Baze: Aty ku ka grekë nuk ka probleme
31 Korrik, 21:58
-
Kuvendi i Serbisë e miraton Deklaratën e “Kuvendit gjithëserb”
31 Korrik, 21:45